Rama-Patozi, debate në Kuvend/ Patozi: Kanabisi, e keqe që duhet shkulur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Patozi, debate në Kuvend/ Patozi: Kanabisi, e keqe që duhet shkulur

19:31 | 22/09/2016
në Uncategorized
0

Ish-kreu i grupit të PD, Astrit Patozi dhe kryeministri Edi Rama janë përfshirë në diskutime për kultivimin e kanabisit në vend. Patozi ka akuzuar se pistën në Ishëm e kanë vënë në dispozicion trafikantë të vendit dhe ndërkombëtar. Patozi ka shtuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet si Kolumbi, ku njerëzit mendojnë se kanabisi është mbijetesë. 

Sakaq Kryeministri i është drejtuar duke i thënë se duhet të shoh raportet e ndërkombëtarëve, të cilat vijnë nga institucione me kredibilitet. 

Patozi: “Në Shqipëri po rrëzohen avionët e drogës si të ishin harabelë që fluturojnë para kohë dhe kur bien dy brenda vitit do të thotë se frekuenca e tyre është e lartë, sepse të gjithë e dinë se aksidente ajrore nuk janë aq të lehta.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kam dëgjuar Edi Raman të mburret para shumë kohësh se qeveria e tij ndryshe nga paraardhëset ka marrë në kontroll territorin në Shqipëri, duke e besuar e akuzoj sot se atë pistën sportiv në Ishëm e ka vënë në dispozcion të trafikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë të drogës dhe kam frikë se nuk është e vetmja. Ajo u rrëzua dhe jo se e kapi policia. Është jashtë çdo dyshimi se një gjendje e tillë prodhon dëshpërim.

Ne nuk duhet ta konsiderojmë si një fatkeqësi natyrore, por si të keqe që duhet shkulur. 

Ka nga ata që i kërkojnë opozitës të marrë kosën dhe ti korrë vetë arrat e mbjella me hashash si zgjidhje e vetem. Inovator si ide, por unë medoj se PD nuk mund të bëhet si farku edhe se Shqipëria po trajtohet si Kolumbia e Europës. Ka dhe të tjerë që mendojnë se kanabisi është mbijetesë.”

Rama: “Të dëgjova që the  unë marr si lëvdatë heshtjen e perëndimit. Si do ti të flasë perëndimi lidhur me këtë fenomen dhe raportin me këtë fenomen, si e do të flasin? Nuk të mjaftojnë raportet e DASH, BE Guarda di Finanza?!

Janë institucione me kredibilitet që nuk mund tja vëmë ne në dyshim. Raporti i DASH në vitin 2014-2015 flet për rezultate mbresëlenëse. Ca duhet të thotë tjetër. Ku e ke dëgjuar ti Astrit nga unë që droga nuk ekziston?

Unë kam thënë që ky është një fenomen që nuk lindi me këtë qeveri, por kjo qeveri po e lufton ballë për ballë. Astrit, ke qenë ktryetar i grupit parlamentar me një qeveri ku kryeministri ka deklaruar se Lazarati është qëndrim politik. Nëse i referohemi raporteve teknike operacionale të Guardia Di Finanza, në qeverisjen tënde ka pasur sipërfaqe të mbjellë me hashash në një sasi që është shumë herë më e madhe sesa sasia e mbjellë në periudhën që qeverisim ne.

Nëse deri në 2013 nuk kishte asnjë qëllim për ta luftuar, kishte një qëndrim publik të njohjes së republikës së Lazaratit. Besoj që ka 1001 arsye për të bërë opozitë, për të kritikuar apo akuzuar këtë qeveri, por nuk mundet dot që as ti dhe as partia jote të godisni këtë qeveri.

Nëse do kishte jo ngjashmëri, por thjesht një konotacion të asaj natyre do ishim ne sot në kushtet kur KE po përgatit rekoamndimin pozitiv për të hapur negociatat. Si të shkon në mendje që DASH do mund të rrinte duarkryq, që ai shtet ka marrë udhëheqësa me helikopter dhe i ka hedhur për këtë fenomen.

Nëse deri në momentin kur ne erdhëm ne qeveri s’mbahet mend ndonjë moment që ministri i Brendshëm i juaj të shfaqej në ndonjë platancion apo mediat të kenë dhënë që u shkatërrua kjo apo ajo dhe fakti që cdo ditë shkatërrohen platancion nuk tregon se Shqipëria po bëhet Kolumbi.”

Etiketa: Astrit Patoziedi ramakanabiskultivimKuvend

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com