Kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi sot nga Shkodra se ai i qëndron koalicionit me PS-në. Meta iu përgjigj interesit të mediave nëse dy forcat politike do të jenë në koalicion parazgjedhor edhe për garën e 2017-ës.
“Interesi tani është i fokusuar te zgjedhjet brenda LSI-së. Por lidhur me koalicionin me Partinë Socialiste, ne i kemi qëndruar dhe i qëndrojmë marrëveshjes së firmosur në Shkodër”, tha Meta pa shtuar detaje të tjera.