Braktisja e Majlindës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braktisja e Majlindës

13:31 | 21/09/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Ka disa ditë që deputetja e PD-së, Majlinda Bregu po mban qëndrime mjaft kritike ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Qëndrimet e zonjës Bregu lidhen me humbjen e thellë të PD-së në Dibër, në zgjedhjet e 11 shtatorit. Bregu është ndër deputetet që kanë kritikuar Bashën edhe për humbjen në zgjedhjet vendore të një viti më parë, në qershor 2015.

Kritika e saj në rritje kulmoi me deklaratën: “Berisha e ka lënë bosh vendin në krye të PD-së”, duke nënkuptuar se pozicioni i kryetarit të PD-së për të duhet plotësuar, ç’ka lexohet si një kërkesë e drejtpërdrejtë për largimin e Bashës nga kreu i PD-së.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në intervistën e djeshme në “Top Story”, ajo vazhdoi me po të njëjtën retorikë, duke u shprehur se Berisha është lideri historik i kësaj partie, i cili veç të tjerash i ka dhënë mundësinë asaj e shumë të tjerëve në PD, përfshi edhe Lulzim Bashën, të bëjnë karrierë në këtë parti. Madje, Bregu zbuloi që nuk e ka dashur Bashën në krye të PD-së qysh në fillim: “Votova Sokol Olldashin, jo Lulzim Bashën”.

Më tej, Majlinda Bregu tregoi se platforma e Sokol Olldashit për drejtimin e PD-së është ende e vlefshme. Sokol Olldashi ishte kandidat përballë Lulzim Bashën për garën e kryetarit të PD-së në korrik të vitit 2013. Olldashi e humbi garën me Bashën dhe pak muaj më pas ndërroi jetë në një aksident tragjik në nëntor të vitit 2013. U tha se në atë kohë do të niste një aksion politik brenda PD-së me mbështetjen e disa deputetëve. Pra, Bregu e ka fjalën pikërisht për këtë platformë. Por, në atë kohë ajo nuk i përkiste asaj kategorie të deputetëve që e mbështetën hapur Olldashin. Të paktën në publik Bregu nuk ka thënë asnjë fjalë në mbështetje të tij. Të tjerë ishin ata që e mbështetën Sokol Olldashin dhe sot nuk kanë asgjë për të thënë për këtë çështje.

Në këtë aksion politik që ka nisur Majlinda Bregu nuk po mbështetet as nga deputetët e identifikuar dikur me platformën Olldashi e as nga deputetët e hershëm, ish-drejtues të rëndësishëm të kësaj partie, të cilët janë shfaqur si kundërshtarë të Bashës në PD. Këta të fundit kanë treguar shpesh shenja se nuk e duan Bashën në krye të PD-së, por ndoshta nuk guxojnë t’i dalin publikisht kundër, pasi rrezikojnë vendin në listat e kandidatëve për deputetët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë që është braktisur nga ata që ndoshta shpresonte të mbështetej, Bregu po sulmohet ashpër nga deputetë të tjerë të PD-së. “Mendja e madhe e zeza e t’zot”, është një shprehje popullore që përdoret për njerëzit diletantë, shprehje me të cilën e ka sulmuar deputetja demokrate Albina Deda.

Mund të jetë një reagim që duhet të pritet normalisht nga Majlinda Bregu, sepse historikisht në PD, kur mendon ndryshe nga kryetari sulmohesh ashpër. Njësoj si në partitë e tjera politike edhe në PD nuk është krijuar ende një traditë e pranimit të mendimeve ndryshe. Të gjithë kanë frikë se penalizohen nga kryetari, kur është fjala për t’u zgjedhur deputetë, sepse listat janë vetëm në dorën e tij. Mungesën e kësaj lirie e ka vuajtur vetë Majlinda, në kohën kur u largua nga ajo parti një tjetër deputete e PD-së, Mesila Doda. Artikulimi i nevojës për aplikimin e “platformës Olldashi” në PD e paracaktoi rrugën e Dodës drejt largimit nga  Partia Demokratike. Majlinda Bregu nuk u shpreh publikisht, kur deputetja Doda u largua nga PD-ja. Ashtu, siç po qëndron në heshtje si dje, si sot Astrit Patozi e mbështetës të dikurshëm të platformës Olldashi.

Ndoshta Majlinda Bregu është e vonuar në këtë aksion politik, në qendër të të cilit ka vendosur platformën e të ndjerit Olldashi.

Etiketa: Astrit Patozibratisja e MajlindesLuljeta ProgniLulzim BashaMajlinda BreguplatformaSali BerishaSokol Olldashi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Strakosha “Junior” shkëlqen, por nuk shmang disfatën

Strakosha "Junior" shkëlqen, por nuk shmang disfatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com