Liderët e opozitës vizitojnë SHBA, sinjal për Albin Kurtin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët e opozitës vizitojnë SHBA, sinjal për Albin Kurtin

08:15 | 18/11/2022
në Kosove Rajon
0

Prej disa ditësh kryetari i PDK Memli Krasniqi dhe ai i LDK Lumir Abdixhiku ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy liderët e opozitës së Kosovës po zhvillojnë takime të rëndësishme në DASH, Kongres dhe Senat. Kjo vizitë e tyre dhe takimet duhet të jenë mesazhe për Kryeministrin Albin Kurti, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, raportojnë mediat në Kosovë.

Nuk janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, por dyert për Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun u hapën tash e disa ditë në hapësirën më me ndikim në botë.

Dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku së bashku më ekipet e tyre, janë duke zhvilluar takime të rëndësishme tash e disa ditë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Senat, Kongres e Pentagon.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Takimet që dy liderët opozitar po i zhvillojnë në Amerikë, janë mesazhe të qarta për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe qeverinë.

Një vlerësim të tillë e ka ish kreu i LVV-së, Visar Ymeri.

“Ato mesazhe që jonë dërguar nga atje,  janë kogja shqetësuese të administratës amerikane më veprimet e  fundit të Qeverisë së Kosovës, veçanërisht për targat. Konsideroj që shkuarja e opozitës atje,  e ka dhe një porosi për Qeverinë e Kosovës,  që duket se e ka një sanksion në raport më vizitat zyrtare në SHBA. Të paktën është e mirë që të mbahet kjo lidhje. SHBA të jetë e informuar e të mbesin parterë  e miq më Kosovën”, ka thënë Visar Ymeri.

Se zyrtarët amerikanë atë që e mendojnë e shprehin edhe publikisht, e thotë edhe Gazmir Raci, njohës i çështjeve politike.Sipas tij, Qeveria duhet të reflektoj për kërkesën e tyre.

“Është mirë që dhe opozita po e luan rolin e saj të rëndësishëm për një klimë më të favorshëm. Edhe pozita edhe opozita e kanë një çështje të përbashkët  që është zgjidhja  e problemeve më Serbinë. Zyrtarët amerikanë ata që e mendojnë edhe e thonë publikisht, ata po kërkojnë shtyrjen e targave dhe këtë do të duhej të realizonte Qeveria e  Kosovës, më kushtin e  vetëm që të vendosët afati përfundimtare,  kur Serbë do të pajisen me tabelat e Kosovës”, ka theksuar Gazmir Raci.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi këtë të enjte është takuar me të dërguarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimore, Gabirel Escobar. Ndërkohë, një ditë më parë takim me Escbarin ka pasur edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Etiketa: Albin KurtikosoveliderShqiperiShtetet e Bashkuara të Amerikës

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave meksikane (FOTO)

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave meksikane (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com