Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që shprehet se një oficer i arrestuar nga policia dhe i dënuar nga gjykata, po vazhdon detyrën i qetë në Komisariatin e policisë Lezhë.
Sipas denoncimit, bëhet fjalë për oficerin Thoma Zisi, i arrestuar dhe proceduar për korrupsion nga gjykata në Dibër. Megjithatë ai vazhdon qetësisht punën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Mirditë ku në bashkëpunim me të tjerë akuzohet se ka falsifikuar një dosje.
Postimi i Berishës:
I arrestuar nga policia dhe i dënuar nga gjykata, oficeri vazhdon detyrën. Ligji dhe vendimi i gjykatës është ministri i familjes dhe Edi Rama.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Z Berisha OPGJ i Komisariatit te Policisë Mirditë Thoma Zisi është arrestuar dhe proçeduar penalisht nga Prokuroria Dibër për Korrupsion Pasiv dhe e ka dënuar Gjykata Dibër. Megjithatë ai vazhdon qetësisht punën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Mirditë ku në bashkëpunim me të tjerë ka fallsifikuar një dosje për një shtetas.