Deputeti Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj Panairit të Verës të zhvilluar ditën e sotme në Beograd. Përmes një postimi ne Facebook, Shehu shprehet se Ballkani i Hapur nuk semplifikohet me panairet, duke shtuar se të shkosh me trumbeta për një panair të tillë është e qartë se kërkon të fshehësh dështimin e nismës “Open Balkan”.
“Z. Kryeministër, panaire të verërave, janë organizuar qindra vite me pare se Vuçiçi të përmendet “Ballkanin e hapur”! Nuk linden panairet, shkëmbimet, tregtia, lëvizjet e njerëzve në Rajonin tone kur në Nish, Vuçiç e mbas tij Rama, u rikthyen tek “Jugosllavia e re”! “Ballkani i hapur” nuk semplifikohet me panairet! Ky barazim behet për te maskuar me një panair vererash ne Beograd te vërtetën e hidhur, aspiratat hegjemoniste serbe nen “Jugosllavinë e re”.
Te shkosh me “trumbeta” ne Beograd për një panair të tillë, këtë here do të thotë edhe të kërkosh të fshehësh dështimin e qartë të asaj nisme vuiçiane, me Ramçn amplifikues. Te jemi te sinqerte ajo ngel një nisme e Beogradit ne radhë të parë influencash e aspiratash politike, interesash për dominim politiko-ekonomike ne Rajon”, shkruan ai. Duke i kërkuar Ramës, që të heq dorë nga kjo nismë hipokrite.