Mars 1967/ Buka e ndaluar për hebrenjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mars 1967/ Buka e ndaluar për hebrenjtë

22:11 | 19/08/2016
në Uncategorized
0

Shqipëria “atdheu rezervë”, detaje interesante të jetës së komunitetit hebre në Shqipëri. Bilanci pozitiv i marrëdhënieve mes dy popujve në kuadër të 25-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-izraelite

hebrenje-2Shqipëria është konsideruar si atdhe rezervë për hebrenjtë. Është përdorur ky togfjalësh nga Lidhja e Kombeve qysh pas Luftës së Parë Botërorë, ndërsa në Luftën e Dytë Botërore  Shqipëria do të kthehej në një shtëpi të sigurtë për hebrenjtë. Sot festohet 25-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-izraelite, por marrëdhënia mes dy vendeve është shumë herë më e hershme. Pjesa më e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy popujve është ajo e Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria ishte vendi i shpëtimit të hebrejve nga vdekja. Në atë kohë, erdhën në Shqipëri hebrenj nga Austria, Greqia, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Rumania e gjetkë. Studiuesit kanë publikuar lista të herbenjve që arritën të shpëtojnë falë shqiptarëve. Në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës Dytë Botërore të paktën 3 240 hebrenj. Qytetet shqiptare si Berati, Elbasani, Kruja, Kavaja, Shijaku, Vlora, Durrësi, Tirana, Shkodra, Gjirokastra e të tjerë, u bënë streha e sigurtë e hebrenjve.

Yad Vashem* deri më tani ka dokumentuar dhe njohur zyrtarisht 70 shqiptarë si fisnikë të shpëtimit të hebrenjve gjatë holokaustit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

hebr 6Pra, Shqipëria i strehoi dhe i respektoi zakonet, festat e hebrenjve, nuk ua ndaloi fenë.

Në mesin e muajit mars, herbrenjtë kishin një festë të tyren fetare dhe për ta festuar iu duhej një lloj buke unike që gjendej në Izrael. Çdo vit vinte nga Izraeli një sasi buke e nevojshme që hebrenjtë e Shqipërisë të mund ta festonin. Kjo zgjati deri në vitin 1967, kur regjimi komunist ndali ushtrimin e  fesë për të gjtiha besimet. Një artikull i botuar në Shqiptarja.com, jep detaje të këtij momenti.

* Yad Vashem-i është autoriteti qëndror i përkujtimit të martirëve dhe heronjve të Holokaustit, me seli në Jerusalem

Buka e ndaluar e hebrenjve

Në mars 1967, në një vapor në portin e Durrësit ishin bllokuar 7 kuintal bukë. Ishin dërguar nga Izraeli në adresë të besimtarëve hebrej për festën e tyre fetare, që festohet në mes të muajit mars. Kjo gjë ndodhte prej shumë vitesh. Edhe më parë kishte pasur pengesa, në të shumtën e herëve burokratike, por gjithnjë, komuniteti i vogël hebre në Shqipëri, ia kishte dalë t’i siguronte peksimetat dhe të tjera dërgesa nga Izraeli dhe i kishin vijuar ritet e tyre me besnikëri. Por në mars të 1967 duket se shënohet fundi i kësaj tradite, të paktën zyrtarisht, në Shqipërinë komuniste. Me ndalimin e çdo riti fetar në Shqipëri, edhe hebrejtë nuk u lejuan më të praktikojnë besimin e tyre. Madje ndaj tyre u ushtrua po aq dhunisht ndalimi i çdo riti e tradite fetare, sikurse për fenë myslimane e katolike.

Dokumenti sekret i 4 marsit ’67, i zbardhur nga Shqiptarja.com, që na e vërteton këtë, ka lidhje pikërisht me bukët karakteristike që hebrejve ju vinin çdo vit nga Izraeli.

hebr7Sekretari i parë i Komiteitt të Partisë rrethit Durrës, Rita Marko, i shkruan Komitetit Qëndror, duke specifikuar Ramiz Alinë dhe i raporton për këtë çështje. Sekretari i parë Marko njofton se “kanë ardhur 7 kuintalë bukë e tillë në adresë te Haim J. Battino, me banim në Tiranë (rruga “Prokop Myzeqari”, nr. 41)…” dhe më tej shkruan se është pikërisht ky person që e bën mandej shpërndarjen e bukës në gjithë besimtarët hebrenj. Ai bën me dije se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti problem dhe se ishte propozuar që të trefishohej taksa doganore, por propozimi nuk ishte marrë parasysh nga kryeministria. Në kuadër të luftës kundër ideologjisë e paragjykimeve fetare, Rita Marko propozon të ndalohet edhe ky rit fetar.

Në dosjen ku ruhet, në fondin 14 në AQSH, përveç kësaj shkrese është vënë në ruajtje edhe një pusullë me shkrim dore, ku njoftohej dy ditë më vonë, një nga drejtuesit e sektorit të propagandës në Komitetin Qëndror, Dashnor Mamaqi, të cilit i thuhet se me porosi të Hysni Kapos do të hetohet se cili është ky person (Haim J. Battino) në adresë të të cilit kanë ardhur bukët.

Dosja arkivore nuk e zbardh të plotë  përfundimin e kësaj ngjarje, por sipas burimeve arkivore të mëvonshme del se kjo çështje u mbyll këtu dhe nuk u lejua më që këto bukë të shkonin në adresë të hebrejve që jetonin në Shqipëri.hebrenj

hebrenj2

 

Etiketa: buka e ndaluarHaim J. BattinohebrenjtëholokaustipeksimetaRita MarkoYad Vashem

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tepelena blu.. më në fund ia arritëm kësaj dite..

Tepelena blu.. më në fund ia arritëm kësaj dite..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com