Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Zakinthos në Greqi, pasi një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos. Mediat greke raportojnë se pasi kreu krimin makutër shqiptari është zhdukur, për pasojë autoritetet greke janë vënë në kërkim të 51-vjeçarit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte pasur. Para se ta sulmonte me thikë burri ka rrahur gruan, shkruajnë mediat greke. Mësohet se 51-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë në gjoks të shoqen. Mësohet se çifti ka tre fëmijë.