Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga atentati në Fushë-Krujë dhe akoma asnjë gjurmë nga autorët. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një video në profilin e tij në facebook, që është filmuar pak çaste pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të vdekur 3 të rinjtë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
“Mesazhi i masakrës mbi urën e Fushë Krujës… Far west in the west of Albania 17 korrik 2022. Imazhet maka ber nga ekzekutimi mafioz i Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Diklen Vatës…”, shkruan ai.
Në video shihet se i makina tip “pasat” shkrumbohet nga flakët ndërsa brenda saj u dogjën edhe trupa e vrarë të Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës. Ndërsa pak metra më tutje ishte i vdekur Diklen Vata.