Policia e Pogradecit ka arrestuar një 24-vjeçare me inicialet D. T. pasi akuzohej se ka shitur lëndë narkotike.
24-vjeçarja bashkë me shokun e saj që u vu në pranga një muaj me parë, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.