Vlora nën monitorim, Bashkia hap tender për kamera

0
54

Bashkia e Vlorës ka hapur tenderin me vlerë 8.3 milonë lekë për kamera të cilat do të vendosen. brenda qytetit bregdetar. Arsyet për vendosjen e kamerave lidhen me rritjen e sigurisë, ndalimin e kundravajtjeve apo të aktiviteteve të dyshimta të cilat do të vendosen tek rrugët dhe kryqëzimet kryesore të qytetit bregdetar.

Ky tender vjen 2 javë pasi bashkia e Lezhës nisi procedurat e prokurimit publik për instalimin e kamerave në hapësirat publike të Shëngjinit. Tenderi me fond limit 8.3 milionë lekë parashikon krijimin e infrastrukturës së nevojshme për sistemin e sigurisë publike.

Sipas dokumenteve të kontratës, në çdo kryqëzim do të ketë kamera që lexojnë targat e automjeteve, të cilat do të montohen në një pozicion të favorshëm ku të lexohet targa gjatë gjithë kohës.

Instalimi i kamerave në rrugët kryesore të qytetit duhet të përqendrohet tek hapësira e rrugës, duke identifikuar qartë lëvizjen e makinave dhe drejtimin final të tyre dhe dhoma e kontrollit të kamerave të sigurisë parashikohet të vendoset në ambientet e bashkisë së Vlorës.

Për këtë qëllim, do të ketë dhe një aplikacion të posaçëm ku mund të bëhen denoncimet për shkeljet apo krimet. Monitorimi i rrugëve 24 orë me kamera synon të ndalojë vjedhjet, të identifikojë aktivitetet e dyshimta, të parandalojë krimet dhe të bëjë sinjalizimin e aktiviteteve të paligjshme në organet policore.