Pamje të tmerrshme janë publikuar nga protestat që po zhvillohen në Selanik nga studentët e Universitetit Aristotelio. Në një video që qarkullon në mediat duket se studentët janë përplasur ashpër me policët që kanë tentuar t’i shpërndajnë dhe të pengojnë protestën.
Protestat të cilat nisën në formë marshimi shpejt u kthyen në përleshje të dhunshme mes policisë dhe studentëve. Protestat po zhvillohen në ambientet e Korpusit Universitar, pasi një pjesë studentëve janë kundër ndërtimit të bibliotekës së re në “Këndin Biologjik”, i cili është në funksion që prej 34 vitesh. Disa prej studentëve protestues kanë thyer xhamat dhe dyert e universitetit në shenjë proteste.