Një konflikt i çastit mes dy vëllezërve në Durrës është përshkallëzuar në përdorimin e thikës. Policia e Durrësit ka arrestuar 20-vjeçarin pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij. Në njoftimin e policisë thuhet se i riu për motive të dobëta ka plagosur me thikë vëllain e tij më të madh E. O., 27 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit E. O., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.