Ish-këshilltari holandez i nxori të palarat, reagon Spitali i Traumës: U respektua protokolli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-këshilltari holandez i nxori të palarat, reagon Spitali i Traumës: U respektua protokolli

15:47 | 27/04/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas letrës së hapur të ish- këshilltarit të Etilda Gjonaj për kryeministrin Edi Rama. Toni Daans ka shprehur në këtë letër shqetësimin për sistemin shëndetësor në vendin tonë pas një incidenti që i ndodhi. Ai ka treguar se në spital mungonin kushtet bazë si fasho ujë, madje dhe mjekët ishin të pakët. Ai nuk ka ngurruar të thotë se kushtet në këtë spital shqiptarë janë mjaftë të mjerueshme dhe njerëzit atje vdisnin kot. Këto kritika Spitali i Traumës nuk i ka pranuar, madje ka thënë në një deklaratë publike  është respektuar çdo protokoll për trajtimin e Daans,  përfshirë konsultat me mjekun dhe rezultoi pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale.

“Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi. Janë përpunuar plagët nga Kirurgu i Përgjithshëm, Dr. Dritan Çobani, duke përdorur instrumente dhe set mjekimi emergjence të standardizuar njëpërdorimësh, me barkode të ruajtura sipas rregullit, sete të cilat përdoren në të gjitha spitalet, sipas standardeve më të mira.

Pacientit në fjalë i është aplikuar gjithashtu serumi antitetanik. Gjithashtu, është realizuar konsulta nga neurokirurgu Dr. Asllan Sela, nga e cila ka rezultuar pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale. Pacienti është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022. Mjekët dhe personeli referojnë se pacienti është larguar falenderues për shërbimin e marrë. Daans është rikthyer në mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion. Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit”, thuhet në sqarimin e Traumës, ama në asnjë moment nuk flitet nëse vërtet spitali ka mungesë fashosh, uji dhe higjiena nuk është në standardet e duhura. Sakaq, vlen të përmendet se vetë kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur letrës .

Read more

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Etiketa: ish keshilltari holandezkritikareagimspitali i traumes

Të Lidhura

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

nga 27
15:12 | 13/05/2026
0

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

nga 27
14:46 | 13/05/2026
0

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

Para
Rojet e Macron në panik pas goditjeve me domate në daljen e parë publike pas fitores

Rojet e Macron në panik pas goditjeve me domate në daljen e parë publike pas fitores

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026
A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

14:32 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com