Një qen i racës Jack Russell ka qëndruar krah ukrainasve duke i ndihmuar në gjetjen e minave të lëna pas nga trupat ruse. Patron aktualisht është duke punuar në rajonin Chernihiv, në veri të Kievit dhe deri më tani ka ndihmuar në heqjen e qindra minave. Kjo tregon kontrastin e madh mes njerëzve dhe kafshëve në këtë periudhë të vështirë për gjithë botën, ku njerëzit përpiqen të vrasin dhe kafshët të bëjnë të kundërtën.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka nisu prej gati 2 muajsh, ku çdo ditë raportohen humbje jetësh, civilë dhe ushtarë. Madje mbi 200 të vdekur janë fëmijë dhe lufta nuk po din të ndalet. Përkundrazi, Rusia sa vjen dhe i ashpërson sulmet ndërsa Ukraina vazhdimisht kërkon ndihmë për armatime nga Europa.