Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar i cili po kalonte kufirin midis Zvicrës dhe Italisë duke transportuar me vete lëndë narkotike të llojit kokainë. Ai është pikasur nga efektivët italianë të cilët i gjetën atij 850 gramë kokainë, e paketuar në qeset e ushqimeve që mbante me vete.
Droga e kapur nga policia italiane ishte e paketuar në katër qese ushqimore, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari u ndalua nga Agjencia Doganore të Ponte Chiassos, të cilët kontrolluan makinën me të cilën udhëtonte shqiptari.
Përveç sasisë së kokainës, policia gjeti në makinën e shqiptarit edhe rreth 2 mijë euro para të gatshme. Policia sekuestroi drogën, paratë dhe makinën e shqiptarit. Ndaj tij është hapur një hetim dhe pritet të dal para drejtësisë italiane për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.