SPAK tregon se ka nisur një “aksion” përgjimesh edhe ndaj qytetarëve të thjeshtë. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Prokuroria, në 2021 numri i përgjimeve ndaj qytetarëve kaq enë tepër i lartë. Ditët e fundit kryeprokurori Olsian Çela ka publikuar raportin me çdo të dhënë për aktivitetin e SPAK në vitin që lamë pas. Konkretisht, evidentohet se në 2021janë përgjuar me vendim Gjykate ose urdhër prokurori mbi 3412 qytetarë.
Në një përllogaritje të thjeshtë rezulton se në çdo ditë janë përgjuar të paktën 9 qytetarë, duke theksuar se, nuk përfshihen interceptimet e kryera nga SPAK që tashmë ka një zyrë përgjimesh të vetën dhe përgjimet parandaluese të policisë që kryhen pa vendim Gjykate. Më tutje në dokument thuhet se në kuadër të 655 procedimeve penale janë përdorur metodat e posaçme hetimore duke arritur në arrestimin e 640 personave të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë, kundër jetës dhe autoritetit të shtetit si dhe veprat kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, lëndë narkotike, pastrim parash dhe trafiqe të paligjshme.
Sakaq, kujtojmë se gjatë viti 2021 kanë rënë në pranga, infermierë, mjekë, apo edhe punonjës të drejtësisë e policisë, për shkak të përgjimeve të kryera nga SPAK.