Një përgjigje e Edi Ramës për Olta Xhaçkën dhe LANÇ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një përgjigje e Edi Ramës për Olta Xhaçkën dhe LANÇ

23:41 | 09/07/2016
në Uncategorized
0
Kryetari i PS Edi Rama dhe deputetet Olta Xhacka dhe Eglantina Gjermeni, gjate nje aktiviteti me titull Forumi i gruas VDay, organizuar nga Partia Socialiste, ku eshte diskutuar ne lidhje me rastet e dhunes ndaj grave.

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputetet Olta Xhacka dhe Eglantina Gjermeni, gjate nje aktiviteti me titull Forumi i gruas VDay, organizuar nga Partia Socialiste, ku eshte diskutuar ne lidhje me rastet e dhunes ndaj grave.

Nga Luljeta Progni

“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve komuniste nisi tërmetin”

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka dhe 29 kolegë të saj të gupit parlamentar socialist kanë paraqitur pranë kuvendit një projektligj për ngritjen e Institutit të kujtesës për Luftën Antifashiste-Nacionalçlirimtare. Projektligji në fjalë  synon ngritjen e një instituti buxhetor me historianë e specialistë, të cilët do të shkruajnë historinë e Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare. art-lapidar-11Por, historia e LANÇ është shkruar. Qindra lapidare të heronjve të luftës antifashiste u ngritën në të gjithë Shqipërinë. Qindra mijëra faqe janë shkruar gjatë 50-viteve të regjimit komunist për ngjarje që ndodhen e nuk ndodhën gjatë luftës së dytë botërore. Shumica e filmave që ka prodhuar Kinostudio “Shqipëria e Re” i përkasin luftës partizane dhe Enver Hoxhës.  Nëse ka një moment të historisë së Shqipërisë, për të cilin është shkruar tepër, është pikërisht historia e Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare.  Problemi i parë është se projektligji i 30 socilaistëve nuk synon të pastrojë këtë histori të shkruar përmes propagandës së diktaturës së Enver Hoxhës. Ndoshta synon edhe ridimensionimin e personazheve të luftës, ndër të cilat edhe atë të diktatorit Enver Hoxha. Ka shumë raste kur historianë pranë së majtës, por edhe politikanë të saj kanë deklaruar se figura e Enver Hoxhës duhet ndarë në dy kohë. Ata pretendojnë se diktatorit duhet t’i njihet merita e rolit të tij në luftën antifashiste nacional-çlirimtare dhe historia le t’i japë vendin që i takon për pjesën tjetër, atë të diktaturës komuniste. Ka shumë gjasa që ky institut me këta historianë, të arrijnë në këtë përfundim.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

partizanet1-1024x706Ndërkohë, askush nuk mundet të mohojë luftën antifashiste dhe sakrificat e gjakun e djemve e vajzave shqiptare që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Është fakt se Shqipëria ishte në anën e aleatëve në luftën kundër nazifashizmit. Por, kryetari i sotëm i socialistëve, Edi Rama, e ka kontestuar historinë e luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare. Është ky moment, me të cilin Xhaçka e deputetët e tjerë socialistë e më shumë historianët që do të zgjedhin, duhet të thellohen pak. Duhet të reflektojnë mbi refleksionet e kryetarit të tyre për LANÇ. Libri “Refleksione” i shkruar nga Edi Rama dhe Ardian Klosi, nis me këtë frazë: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin.”

Për ta vazhduar më pas me faqe të këtij libri, i cili nuk është sot në qarkullim, por disa kopje të tij janë në Biblotekën Kombëtare:

“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile.” Edi Rama,  Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).

edi ramaProblemi i dytë është se ndërkohë që propozohet ky ligj,  deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë përpara një tjetër ligj të miratuar për hapjen e dosjeve Sigurimit të Shtetit. Ligji për hapjen e dosjeve, megjithëse shumë i mangët, e ka një nen që parashikon ngritjen e një institucioni që do të të merret vetëm me hapjen e  dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Zgjedhja e anëtarëve të këtij komisioni është atribut i kuvendit. Komisionerët do të jenë pjesë e institucionit të posaçëm për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Ka më shumë se një vit dhe kuvendi nuk po i zgjedh dot këta komisionerë. Kjo çështje nuk u përfshi në kalendarin tre javor të Kuvendit në fund të kësaj legjislature edhe pse ishte parashikuar. Gjithçka është shtyrë për në sesionin e ardhshëm, ndoshta edhe pas zgjedhjeve të 2017. Se cilat janë arsyetimet, përmes të cilave deputetët justifikojnë këtë shtyrje të pakuptimtë, ne nuk i dimë, sepse çështja as që shtrohet për debat në kuvend. Askush nuk shqetësohet për këtë. Me ç’duket shumica e politikës shqiptare majtas e djathtas duan ta fshijnë fare atë pjesë të errët të historisë së Shqipërisë. Bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë 45 vjet genocid komunist mbi popullin shqiptar nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Kur është fjala për t’u përballur me të shkuarën komuniste të gjitha palët e gjejnë gjuhën e përbashkët e bëjnë sikur e kanë të pamundur t’i shkojnë deri në fund procesit. PD ka padyshim më shumë përgjegjësi në këtë histori, pasi ka 25 vjet që i merr votat e ish-të përndjekurve politike dhe shpërdoron pa u lodhur besimin e tyre.  Socialistët janë në rregull, janë në pozicionin e tyre natyral që e ka origjinën pikërisht tek këto vite të errëta të diktaturës. Olta dhe shokët e shoqet e saj do ta ngrenë institutin e tyre për t’i shtuar faqe të panumërta epopesë së luftës, e ndoshta për të pastruar atë pjesë të historisë që është “njollosur” këto 25 vite. Por, dosjet e komunizimit nuk do të hapen kurrë. Kjo është vulosur me marrëveshjen e të gjitha palëve. Krimet e komunizimit janë një dosje e mbyllur përgjithmonë, sepse elita politike e pas viteve ’90 është vazhdimësi e padiskutueshme e elitës komuniste ndaj dhe gjendet shpejt rruga për të miratuar ligjin e Oltës e për të lënë sirtareve, ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Kjo rrugë e harresës është projektuar 25 vite më parë. rama-klosi berisha

Për këtë çështje pati shkruar Edi Rama pikërisht në atë kohë, kur ishte intelektual, në vitin 1992.  “Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.” Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181

dosjet

komunizmi

 

pushkatimi

 

burg komunist

 

Etiketa: Ardian Klosiedi ramaLANÇligji per hapjene dosjeveOlta Xhacka

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Pushteti, fillim si mjet apo cak si qëllim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com