Një përgjigje e Edi Ramës për Olta Xhaçkën dhe LANÇ

Duhet të lëçisni

Albin Kurti për garancinë e lirimit të krerëve të UÇK-së: S’më takon mua të marr kësi hesapesh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ku ka miratuar programin Qeverisë, ka folur për çështjen...

Misioni i SHBA në OSBE për 25 prillin: Mbetet problem blerja e votës, SPAK të hetojë krimet zgjedhore

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka bërë një deklaratë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ndërkohë që veçon...

Partia Demokratike bën hapin e parë kundër 25 prillit, kërkohet në KAS rivotimi në 9 qarqe të vendit

Partia Demokratike pritet të dorëzojë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve kërkesën për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për...

Përcillet për në banesën e fundit Guljelm Radoja, ja cili ishte amaneti i aktorit (film)

Është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja, i cili humbi jetën për shkak të Covid-19. Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë...

Nga Luljeta Progni

“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve komuniste nisi tërmetin”

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka dhe 29 kolegë të saj të gupit parlamentar socialist kanë paraqitur pranë kuvendit një projektligj për ngritjen e Institutit të kujtesës për Luftën Antifashiste-Nacionalçlirimtare. Projektligji në fjalë  synon ngritjen e një instituti buxhetor me historianë e specialistë, të cilët do të shkruajnë historinë e Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare. art-lapidar-11Por, historia e LANÇ është shkruar. Qindra lapidare të heronjve të luftës antifashiste u ngritën në të gjithë Shqipërinë. Qindra mijëra faqe janë shkruar gjatë 50-viteve të regjimit komunist për ngjarje që ndodhen e nuk ndodhën gjatë luftës së dytë botërore. Shumica e filmave që ka prodhuar Kinostudio “Shqipëria e Re” i përkasin luftës partizane dhe Enver Hoxhës.  Nëse ka një moment të historisë së Shqipërisë, për të cilin është shkruar tepër, është pikërisht historia e Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare.  Problemi i parë është se projektligji i 30 socilaistëve nuk synon të pastrojë këtë histori të shkruar përmes propagandës së diktaturës së Enver Hoxhës. Ndoshta synon edhe ridimensionimin e personazheve të luftës, ndër të cilat edhe atë të diktatorit Enver Hoxha. Ka shumë raste kur historianë pranë së majtës, por edhe politikanë të saj kanë deklaruar se figura e Enver Hoxhës duhet ndarë në dy kohë. Ata pretendojnë se diktatorit duhet t’i njihet merita e rolit të tij në luftën antifashiste nacional-çlirimtare dhe historia le t’i japë vendin që i takon për pjesën tjetër, atë të diktaturës komuniste. Ka shumë gjasa që ky institut me këta historianë, të arrijnë në këtë përfundim.

partizanet1-1024x706Ndërkohë, askush nuk mundet të mohojë luftën antifashiste dhe sakrificat e gjakun e djemve e vajzave shqiptare që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Është fakt se Shqipëria ishte në anën e aleatëve në luftën kundër nazifashizmit. Por, kryetari i sotëm i socialistëve, Edi Rama, e ka kontestuar historinë e luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare. Është ky moment, me të cilin Xhaçka e deputetët e tjerë socialistë e më shumë historianët që do të zgjedhin, duhet të thellohen pak. Duhet të reflektojnë mbi refleksionet e kryetarit të tyre për LANÇ. Libri “Refleksione” i shkruar nga Edi Rama dhe Ardian Klosi, nis me këtë frazë: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin.

Për ta vazhduar më pas me faqe të këtij libri, i cili nuk është sot në qarkullim, por disa kopje të tij janë në Biblotekën Kombëtare:

Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile.” Edi Rama,  Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).

edi ramaProblemi i dytë është se ndërkohë që propozohet ky ligj,  deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë përpara një tjetër ligj të miratuar për hapjen e dosjeve Sigurimit të Shtetit. Ligji për hapjen e dosjeve, megjithëse shumë i mangët, e ka një nen që parashikon ngritjen e një institucioni që do të të merret vetëm me hapjen e  dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Zgjedhja e anëtarëve të këtij komisioni është atribut i kuvendit. Komisionerët do të jenë pjesë e institucionit të posaçëm për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Ka më shumë se një vit dhe kuvendi nuk po i zgjedh dot këta komisionerë. Kjo çështje nuk u përfshi në kalendarin tre javor të Kuvendit në fund të kësaj legjislature edhe pse ishte parashikuar. Gjithçka është shtyrë për në sesionin e ardhshëm, ndoshta edhe pas zgjedhjeve të 2017. Se cilat janë arsyetimet, përmes të cilave deputetët justifikojnë këtë shtyrje të pakuptimtë, ne nuk i dimë, sepse çështja as që shtrohet për debat në kuvend. Askush nuk shqetësohet për këtë. Me ç’duket shumica e politikës shqiptare majtas e djathtas duan ta fshijnë fare atë pjesë të errët të historisë së Shqipërisë. Bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë 45 vjet genocid komunist mbi popullin shqiptar nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Kur është fjala për t’u përballur me të shkuarën komuniste të gjitha palët e gjejnë gjuhën e përbashkët e bëjnë sikur e kanë të pamundur t’i shkojnë deri në fund procesit. PD ka padyshim më shumë përgjegjësi në këtë histori, pasi ka 25 vjet që i merr votat e ish-të përndjekurve politike dhe shpërdoron pa u lodhur besimin e tyre.  Socialistët janë në rregull, janë në pozicionin e tyre natyral që e ka origjinën pikërisht tek këto vite të errëta të diktaturës. Olta dhe shokët e shoqet e saj do ta ngrenë institutin e tyre për t’i shtuar faqe të panumërta epopesë së luftës, e ndoshta për të pastruar atë pjesë të historisë që është “njollosur” këto 25 vite. Por, dosjet e komunizimit nuk do të hapen kurrë. Kjo është vulosur me marrëveshjen e të gjitha palëve. Krimet e komunizimit janë një dosje e mbyllur përgjithmonë, sepse elita politike e pas viteve ’90 është vazhdimësi e padiskutueshme e elitës komuniste ndaj dhe gjendet shpejt rruga për të miratuar ligjin e Oltës e për të lënë sirtareve, ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Kjo rrugë e harresës është projektuar 25 vite më parë. rama-klosi berisha

Për këtë çështje pati shkruar Edi Rama pikërisht në atë kohë, kur ishte intelektual, në vitin 1992.  “Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.” Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181

dosjet

komunizmi

 

pushkatimi

 

burg komunist

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Albin Kurti për garancinë e lirimit të krerëve të UÇK-së: S’më takon mua të marr kësi hesapesh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ku ka miratuar programin Qeverisë, ka folur për çështjen...

Misioni i SHBA në OSBE për 25 prillin: Mbetet problem blerja e votës, SPAK të hetojë krimet zgjedhore

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka bërë një deklaratë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ndërkohë që veçon...

Partia Demokratike bën hapin e parë kundër 25 prillit, kërkohet në KAS rivotimi në 9 qarqe të vendit

Partia Demokratike pritet të dorëzojë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve kërkesën për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për...

Përcillet për në banesën e fundit Guljelm Radoja, ja cili ishte amaneti i aktorit (film)

Është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja, i cili humbi jetën për shkak të Covid-19. Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë...

Humbin jetën 25 pacientë, konfirmohen 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Numri i viktimave dhe i rasteve ditore të infektuar me Covid vijon që të jetë i lartë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të...