IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

12:46 | 13/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nuk e di kush e ka bërë –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka konfirmuar skandalin e raportimeve të fundit në media lidhur me fundosjen e dy objekteve në “Durrës Marina”, projekti, i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit që është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit.

Në një deklaratë zyrtare, IKMT thotë se me urdhër të Kryeinspektorit, është ngritur një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Në këtë grup morën pjesë inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit.

Reagimi ka ardhur pas dyshimeve të forta dyshimi mbi cilësinë e ndërtimit dhe standardet e zbatuara.

Sipas IKMT-së, verifikimet janë kryer në kuadër të zbatimit të lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, të miratuar me vendim të KKT-së më 01.08.2023, për dy godina banimi dhe shërbimi në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, të cilat ndodhen aktualisht në fazën e punimeve të sistemimeve të jashtme.

Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit ka konstatuar se objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm, ndërsa objekti 04 një ulje prej 18 cm.

Në vijim të këtyre gjetjeve, IKMT i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekteve të nevojshme të përforcimit teknik, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së strukturave.

Sipas institucionit, këto ndërhyrje duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet përgjegjëse, për të siguruar përputhshmërinë me kushtet teknike të planifikimit dhe ndërtimit.

IKMT thekson se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, do të vijojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në kantieret e ndërtimit dhe garantimin e standardeve të sigurisë.

Problematika me pallatet e ndërtuara

Sipas nënkontraktorit, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit.

Pas shfaqjes së problemeve, në objekt janë konstatuar dëmtime serioze, përfshirë çarje të strukturës dhe thyerje të elementëve të vendosur, si dyer dhe dritare. Aktualisht, sipas dëshmisë, po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore me pilota, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë të pamjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fillim.

Nga ana tjetër, matjet e kryera në terren konfirmojnë një disnivel të konsiderueshëm mes godinave. Rezultatet tregojnë diferenca nga 70 centimetra deri në 1 metër mes strukturave, duke përputhur kështu denoncimin e bërë nga burimi brenda projektit.

Të Lidhura

Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

nga 27
13:30 | 13/05/2026
0

Në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për 14 krime të...

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

nga 27
13:24 | 13/05/2026
0

Shtetasi J.K., i cili ka qenë dëshmitar okular në tentativën për vrasje të Kujtim Metës, ka dhënë këtë të mërkurë,...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

nga 27
13:10 | 13/05/2026
0

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa. Gazetarja Klodiana Lala raporton...

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

nga 27
12:34 | 13/05/2026
0

Sot ishte parashikuar të mbahej seanca për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ndërsa bëhet me...

Para
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e di kush e ka bërë –

Nuk e di kush e ka bërë –

13:30 | 13/05/2026
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

13:24 | 13/05/2026
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –

13:10 | 13/05/2026
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

12:46 | 13/05/2026
Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

12:34 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e di kush e ka bërë –
  • U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –
  • Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës –
  • IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –
  • Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –
  • Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e di kush e ka bërë –
  • U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com