Shtetasi J.K., i cili ka qenë dëshmitar okular në tentativën për vrasje të Kujtim Metës, ka dhënë këtë të mërkurë, 13 maj 2026, deshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u shpreh se Metën e ka komshi.
Ditën e ngjarjes, deshmitari okular ishte ulur në lokalin pranë stacionit të trenit në Lushnjë, së bashku me vëllain e tij.
Kur ndodhi sulmi me armë ndaj Metës, deshmitari dhe vëllai i tij u fshehën dhe një nga momentet qe atij i kujtohen është vetëm thirrja për ndihmë.
Kujtim Meta
“Kujtim Metën e njoh, është komshi, banor i lagjes “18 Nëntori” në Lushnjë. Atë ditë që ka ndodhur atentati ndaj Kujtimit, isha në një lokal me vëllain. U fsheha poshtë makinës, ndërsa vëllai iku me vrap dhe u fsheh pas makinës. Më pas dëgjuam: ‘Ndihmë, ndihmë’. Ka ndodhur para 2-3 vitesh, vitin fiks nuk e mbaj mend. Lokali ndodhej te stacioni i trenit në Lushnjë. Pija kafen e mëngjesit aty edhe pasdite. Kur ndodhi ngjarja ishte pasdite. Lokali ndodhet te rrethrrotullimi, trotuari është rreth 3 metra e gjysmë dhe më pas ndodhet lokali. Shtator ose tetor sikur ka qenë. Kemi qenë ulur brenda. Nuk njoha askënd, pashë dikë me maskë dhe syze. Në lokal ishin traktoristët, taksistët, pronari i lokalit, ndërsa të tjerët ishin ulur jashtë. Ne ishim aty përpara dhe pas 10-15 minutash erdhi Kujtimi. U ul vetëm, rreth dy tavolina më larg, afërsisht 2 metra e gjysmë larg nesh. Unë kam qenë ulur në anën e djathtë të derës, ndërsa Kujtimin e kisha përballë. I thamë thjesht: ‘Ç’kemi’. U përshëndetëm. E përjetuam shumë keq. Vëllai ka pasur trauma pas ngjarjes. Pasi dëgjuam ‘Ndihmë’, e morëm bashkë me vëllain dhe pronarin e lokalit dhe e dërguam në spital“, deklaroi deshmitari.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 prill 2022.
Autorësinë e këtij atentati e ka marrë Artan Tafani, bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili sipas dëshmisë së tij ka deklaruar se urdhrin e ka marrë nga Laert Haxhiu.