Çmimet rriten, ekonomia shqiptare rrënohet çdo ditë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet rriten, ekonomia shqiptare rrënohet çdo ditë

13:27 | 09/03/2022
në Uncategorized
0

Largimi i pandemisë pritej të shënonte ri ngritjen ekonomike për vendin tonë, por në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ekonomia shqiptare po zhytet çdo ditë në një kaos që vështirë të dilet, ndërsa qytetarët po vuajnë krizë të papërballueshme. Sikur po evidenton çdo ditë çmimi i karburanteve po regjistrojnë rritjen më të frikshme dhe në shifra rekord. Vetëm në 5 ditët e fundit nafta dhe benzina janë rritur me 30%, pasi kanë shënuar rritje çdo ditë, duke shkuar ditën e sotme në 260 lekë për litër.

Duke krahasuar të dhënat vihet re se një javë më parë nafta shitej me 192 lekë, pra në krahasim me sot është rritur me 57 lekë. Ndërsa rritja bëhet edhe më e madhe kur e krahason me marsin e viti të shkuar. Konkretisht, në këtë periudhë të 2021, nafta tregtohej me 170  lekë për litër, pra një rritje me 50%, ose më me gati 100 lekë më shumë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës deklaruan se në vijim do të shohim shtrenjtim edhe më shumë për energjinë elektrike. Madje, ata paralajmëruan një situatë aq të keqe sa në muajt e ardhshëm do mund të përballemi me ndërprerje energjie. Ajo tha se në mars pritet që energjia do të blihet me 500 euro, ndërsa parashikohet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1 mijë euro. “Ne përdorim gjithmonë kaskadën. Megjithatë ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro megavat dhe pritet rritje. Do të desha që çfarë thashë deri tani ta përkthej në shifra. Në muajin shkurt është blerë me 230 euro dhe pritshmëria për muajin mars do të jetë 500 euro pra dyfish i asaj që kemi blerë në janar”, tha Balluku.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shtrenjtohen produktet e shportës 

Çmimet e shportës bazë të ushqimeve kanë filluar rritjen që në fund të vitit të shkuar. Ndërkohë, të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet vazhdojnë në rritje, madje vetëm në muajin shkurt ushqimet bazë janë shtrenjtuar me 7%, pra nga gati 70 lekë  më shtrenjtë krahasuar me një vit më parë. Në raportin e INSTAT tregohet se ushqimet bazike si; drithërat, perimet dhe frutat janë rritur me 10%-16% në muajin e fundit.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,4 %, pasuar, nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 10,1 %, “fruta” me 7,0 %, “bukë dhe drithëra” me 6,8 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 6,7 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %”, thuhet në raport.

Këtë rritje të vrullshme çmimeve e konfirmojnë dhe vetë shitësit, ata shprehen për mediat se çmimet po rriten çdo dy ditë.

Pronarja e një marketi në kryeqytet tregon se rritja e çmimeve është reflektuar në të gjitha produktet bazë të shportës, por ajo veçon vajin e misrit që e merr  me 280 lekë  dhe e u shet klientëve me 300 lekë. “Produktet që janë rritur më shumë në çmim janë sheqeri, orizi, vaji, makaronat. P.sh. vaji ka qenë me 2400 lekë të vjetra, tani e marrim 2800 dhe e shesim 3000 lekë. Dhe fruta- perimet janë me çmime shumë të larta në përgjithësi”, u shpreh ajo. Të gjendur përballë faktit se çdo produkt shitet çdo ditë e më shtrenjtë, më të ndëshkuar nga situata janë pensionistët.

Transporti

Nga këto rritje nuk ka mbetur i pa prekur edhe sektori i transportit rrugor. Ditën e djeshme operatorë në të gjithë vendin kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimin e biletave. Madje ditën e sotme në qytetin e Beratit dhe Korçës kanë nisur shtrenjtimet, biletat do të kushtojnë 100 lekë më shumë për çdo linjë që lidhet me këto dy qytete. Operatorët e Transportit shprehen se do t’i rrisin të gjithë çmimet e biletave, pasi nuk përballojnë dot çmimin e naftës. Sakaq, të njëjtin paralajmërim kanë dhënë edhe operatorët e transportit urban në kryeqytet, ata thonë se do dyfishojnë çmimin nga 40 lekë është aktualisht do ta bëjnë në  80 lekë, sërish shkak bëhet çmimi i lartë i naftës.

 

Luhatet kursi i këmbimit

Shkaku thelbësorë për të gjitha problemet e lartë përmendura duket se është lufta Ukrainë-Rusi, që po ndikon në shumë vende. Kësaj krize nuk i ka shpëtuar dot as kursi i këmbimit . Të dhënat nga pikat e këmbimit valutor. Për herë të parë që pas karantinës 3-mujore në pandemi në vitin 2020, kursi i këmbimit po njeh vlera rekord, pas nisjes së luftës Rusisë ndaj Ukrainës. Këtë të martë, Banka e Shqipërisë raporton se mesatarisht 1 euro po këmbehet me 127.08 lekë duke pësuar një rritje të fortë me 3 pikë në raport me një ditë më parë.

 

Ndërsa në pikat e këmbimit valutor, euro luhatet në vlerën 128-129 lekë, duke u rritur me 4-5 lekë brenda një dite. Ndërkohë në bankat e nivelit të dytë euro po shitet deri në 132 lekë. Forcimi i monedhës evropiane është më i fortë nëse e krahasojmë vetëm me një ditë para se lufta të shpërthente. Më 24 shkurt 2022 euro këmbehej mesatarisht me 121.2 lekë, ç’ka dëshmon se brenda më pak se 2 javëve euro u rrit me 7-10 lekë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin. Sipas kursit zyrtar të bankës së qendrore 1 dollar po këmbehet këtë të martë me 116.93 lekë, nga 108.49 lekë që ishte vlera e këmbimit në 24 shkurt, duke u rritur me 8 lekë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor dollari shitet me mbi 118 lekë. Ky forcim i valutave, ka sjellë një zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke reflektuar rritjen e çmimeve pasi më të njëjtat lekë mund të blesh më pak produkte. Nuk dihet për sa kohë do të vazhdojnë kjo rritje, por shihet fare qartë që vendi po kalon në kaos.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: çmimekrizënaftëritjerreziktransportushime

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Rama u bë zëdhënës i kompanive të naftës”/ Berisha paralajmëron protesta

“Rama u bë zëdhënës i kompanive të naftës”/ Berisha paralajmëron protesta

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com