FSHF në mbështetje të Ukrainës, miraton rezolutën: Ndal luftës që sjell vetëm shkatërrim dhe viktima! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FSHF në mbështetje të Ukrainës, miraton rezolutën: Ndal luftës që sjell vetëm shkatërrim dhe viktima!

18:02 | 02/03/2022
në Sport
0

Këtë të mërkurë nisën punimet për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të FSHF-së, që do të mbyllen më 15 mars, kur edhe do të zgjidhet Presidenti i FSHF-së dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme. Në mbyllje të punimeve të ditës së sotme, u paraqit një rezolutë, që ka të bëjë me situatën tejet të  rëndë të krijuar në Ukrainë për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë. Federata Shqiptare e Futbollit, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në Shqipëri shpreh solidaritetin me popullin ukrainas dhe është gjatë gjithë kohës në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen dhe strehimin në Shqipëri të disa familjeve të futbollistëve.

Kjo rezolutë u miratua me unanimitet të plotë. Federata Shqiptare e Futbollit, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në Shqipëri, shpreh solidaritetin e saj ndaj popullit të Ukrainës dhe në mënyrë të veçantë, ndaj njerëzve të futbollit dhe familjeve të tyre. Në këtë moment të vështirë për ta, të shkaktuar nga invazioni ushtarak rus, ne gjejmë rastin të tregojmë solidaritetin tonë njerëzor dhe të ngremë zërin e fuqishëm të protestës, duke ju bashkuar, të gjithë progresistëve dhe paqedashësve, kudo në botë:

Ndal dhunës dhe pushtimit ushtarak! Ndal luftës që sjell vetëm shkatërrim dhe viktima! Respekt ndaj sovranitetit të Ukrainës! Ne urojmë shumë, që sa më shpejt, e mira të triumfojë dhe udhëheqja ruse të dëgjojë zërin e arsyes dhe këshillat e të gjithë komunitetit botëror për t’u tërhequr ushtarakisht nga Ukraina. Federata Shqiptare e Futbollit është në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen në Shqipëri, të disa familjeve të  futbollistëve nga ky vend në shenjë mbështetjeje humane dhe solidariteti njerëzor.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Jemi të bindur se e mira do të triumfojë dhe lutemi që vëllezërit tanë në Ukrainë ta kalojnë këtë periudhë të vështirë që sjell vetëm lufta dhe konfliktet e armatosura.

 

Etiketa: FSHFluftambështetjerezolutashkaterrimUkrainaviktima

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Deklarata mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, reagon këngëtarja e njohur

Deklarata mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, reagon këngëtarja e njohur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com