Reinhard Priebe: Njeriu i Merkelit që do të kalojë në sitë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reinhard Priebe: Njeriu i Merkelit që do të kalojë në sitë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë

12:31 | 03/07/2016
në Uncategorized
0

Nga Ylli Pata

Prej një muaji në Bruksel është ngritur një zyrë e posaçme për të përgatitur dosjet e zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, përkatësisht gjyqtarët e prokurorët. Kjo zyrë, e cila ka nisur nga puna, është në varësi të një njeriu që e njeh mirë Shqipërinë: Reinhard Priebe, përgatësisht drejtori i luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit në Bruksel, i cili ka qenë kryenegociator për Shqipërinë dhe Ballkanin deri në vitin 2006. Gjermani 67-vjecar i lindur në Lubeck të Gjermanisë, është doktoruar për të Drejtën Europiane dhe ka përfaqësuar Gjermaninë prej gati 40 vjetësh në Bashkimin Europian.

Njihet si njeriu që rrëzoi Fatos Nanos pas raporteve të tij të egra për korrupsionin shqiptar në 2004-n dhe që ka ndëshkuar Berishën kur ishte kryeministër në mandatin e dytë me LSI-në për korrupsionin qeveritar. Siç mësohet nga burime diplomatike, zyra që është krijuar nën varësinë e zotit Priebe në Bruksel, po sistemon dosjet e plota për korrupsionin e gjyqtarëve shqiptarë, të cilat në fakt janë hartuar me raporte speciale në mënyrë periodike nga zyra e BE-së në Tiranë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pa zhurmë dhe butë-butë, misioni i Brukselit në Shqipëri ka hartuar raporte të hollësishme për korrupsionin në drejtësi. Zyra në Bruksel do të përgatisë materiale për Komisionin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë pas miratimit të reformës në Drejtësi.

Komisioni i Vettingut, që realisht do të kontrollohet nga një përfaqësues i SHBA-së dhe BE-së, do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët e prokurorit, sipas një axhende të përcaktuar kriteresh.

Kriteri profesional do të jetë i pari, ku do të shqyrtohet mënyra e emërimit e gjykatësit dhe prokurorit; përkatësisht arsimi dhe eksperienca si dhe njohja akademike e ligjit. Me një fjalë, të ashtuquajturit “gjyqtarë të plepave” dhe hetuesit e komunizmit do të rrëzohen të parët. Pas këtij kriteri do të nisë kontrolli i figurës, ku në radhë të parë është skanimi në detaj i pasurisë. Zoti Priebe, prej vitit 2011 ka drejtuar organin më të rëndësishëm në Komisionin Europian për Çështje të Brendshme dhe Drejtësi, konkretisht drejtorinë për luftën ndaj terrorizmit, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kjo drejtori ka qenë dhe hartuesja e “pjesës së luanit” të raporteve publike dhe konfidenciale mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre raporteve kanë qenë konfidenciale dhe kanë përfunduar në zyrat e kryeministrave të vendeve kryesore të BE-së. Pikërisht tek kjo figurë mbështetet dhe dijenia e plotë dhe e hollësishme e zonjës Merkel mbi situatën në vend.

Me të ardhur në pushtet mazhoranca e kryeministrit Edi Rama, kancelarja Merkel i ka kërkuar që të miratojë reformën në Drejtësi dhe menjëherë, pasi të pastrojë këtë sistem Shqipëria do të përfitojë ndihmat nga Europa. Vetë Edi Rama ka përsëritur shpesh dialogun e tij me kancelaren Merkel pas vizitës së tij të parë në Berlin në vitin 2014. “Zoti Rama jeni të vetëdijshëm se Shqipëria e meriton integrimin në BE me këtë sistem drejtësie të korruptuar?!”, ka qenë pyetja e Merkelit dhe Rama i është përgjigjur: “Nuk e meritojmë!”.

Dhe pikërisht pas kësaj deklarate, kryeministri ka pësuar stinën e gjatë dhe siç duket përfundimtare të thyerjes me aleatin e tij Ilir Meta, me të cilin po vazhdon një qeverisje zvarritëse. Dhe siç mësohet, dosjet e Reinhard Priebes janë kthyer në tmerrin e politikanëve që kundërshtojnë reformën në drejtësi. Edhe pse zyrtarisht ata përmendin nenin 88, realisht kundërshtimi bëhet për procesin e Vettingut, pra kalimit në sitë të gjyqtarëve e prokurorëve aktualë, që janë kthyer në mbrojtjen e sistemit korruptiv në Shqipëri.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-së e ka kundërshtuar hapur procesin e Vettingut; ndërsa parardhësi i tij, Nasip Naço, ka deklaruar hapur se “reforma në drejtësi ngjan me vendosjen e një motorri gjerman në makinat Zis të prodhimit kinez”. Burime diplomatike i thanë tesheshi.com se nëse dështon miratimi i reformës në drejtësi, zyra e Priebes do të publikojë dosjet gjigande të korrupsionit në drejtësi. Dhe vendi do të përjetojë një fushatë të shpejtë elektorale në vjeshtë, pikërisht me dokumentet që përmendin emër për emër dhe skanojnë pasurinë e vjedhur të çdo zyrtari e politikani të korruptuar.

SHBA e BE e kanë marrë seriozisht dhe nuk do të tërhiqen. Të dielën e ardhshme do të mbërrijë në Tiranë numri 3 i Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, e cila do të sjellë feedback-un final për reformën në Drejtësi dhe do të bëjë publike kërcënimet e duhura.

Ndërkaq, në muajin gusht është fiksuar vizita në Tiranë e zv.Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden, i cili nëse miratohet reforma do të sjellë paratë e premtuara nga Uashingtoni për zbatimin e operacionit gjigand të pastrimit, ndërsa nëse rrëzohet reforma do të jetë përprah Edi Ramës në fushatën elektorale të parakohshme, e cila sipas gjasave duket e paevitueshme…/tesheshi.com

Etiketa: Angela merkelEdi Rama Lulzim BashaIlir Metareforma ne drejtesiRichard PriebeSali BerishaSHBA BEvetinguVictoria Nuland

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vlorë / Arrestohen 4 persona të tjerë për kultivimin e lëndëve narkotike

Vlorë/ Hetimi për falsifikimin e 240 mln euro prona i kalon Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com