Mesila Doda: Burokratët në Bruksel po perëndojnë ëndrrën për paqe e bashkëpunim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Burokratët në Bruksel po perëndojnë ëndrrën për paqe e bashkëpunim

15:24 | 02/07/2016
në Uncategorized
0

Deputetja e PDIU-së në Forumin e Crans Montana flet për vlerat e Shqipërisë dhe me veçantitë, me të cilat i ofrohet Bashkimit Europian

“Besoj në standartet dhe qasjen e politikave avancuese, por nuk besoj në vendimarrjen e personave të emëruar apo burokratëve që po bëjnë të perëndojë një ëndërr paqeje e bashkëpunimi.”

silaKa qënë kjo deklarata e deputetes së PDIU-së Mesila Doda në Forumin e Crans Montana. Doda flet me kritika ndaj  atyre zyrtarëve të Brukselit që po vazhdojnë të mbajën peng në sirtaret e tyre, ëndërrën europiane të Shqipërisë e vendeve të tjera të Ballkanit. Mesila Doda tha para pjesëmarrësve në këtë samit: “Besoj në Europën e popujve, por ajo nuk mund të reduktohet në ngjyrën e domateve apo lejimin e yndyrës së qumështit, sepse është një ëndërr e përbashkët paqeje sigurie e progresi. Shqipëria është në zemër të Europës, por nuk mund të jetë lojë e zyrave dhe zyrtarëve të Brukselit.” Deputetja e PDIU-së ka folur për vlerat, me të cilat Shqipëria i ofrohet Bashkimit Europian dhe natyrisht një prej tyre dhe më e veçanta është ajo e bashkëjetesës fetare. Doda solli për  audiencën një sërë shembujsh mjaft domethënës të bashkjetesës fetare në Shqipëri, të cilat nisin qysh me kohën e prijësit shqiptar Bajram Curri e deri në ditët tona, një traditë ku të krishterët shtrojnë iftarë për myslimanët në Ramazan e myslimanët ndërtojnë kisha për të krishterët. Kjo përvojë unike në botë e bën Shqipërinë kaq të veçantë e me kaq vlera të cilat ka ardhur koha që në këto kohë të trazuara të merren si referencë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Fjalimi i plotë

Të nderuara zonja zotërinj

Është një rast i veçantë për mua të marr pjesë në një forum të rëndësishëm, ndaj dua të falenderoj organizatorët e këtij takimi për rastin që më afruan në mbajtjen e kësaj fjale dhe ofrimit të eksperiencës dhe vizionit tonë mbi ato që quhen mjete extra formale në diplomaci dhe që ndihmojnë  në bashkveprimin midis vendimarrjeve dhe politikave rajonale dhe globale.

sila 1Unë jam parlamentare dhe pa dyshim do mundohem të sjell qasjen dhe eksperiencën shqiptare në ndërtimin e urave alternative të komunikimit, ndikimit e bashkëpunimit me vende të tjera, vendet e rajonit dhe marrëdhëniet e tjera dypalëshe e shumëpalëshe, përfshirë vende të largëta e me të cilat komunikimet klasike janë jo të shpeshta, por do sjell edhe një tjetër tablo për ju, atë që është Shqipëria e vëllazërisë mes religjioneve, vlera që sot Shqipëria mund t’i transmetojë realitetit të sotëm global.

Shqipëria është vend anëtar në NATO, Këshillin e Europës dhe OSBE, bën pjesë në Unionin Ndërparlamentar Ndërkombëtar dhe PABSEC. Pa dyshim në të gjitha këto organizma ka patur një dimension shkëmbimesh me parlamentet e vendeve anëtare, si në marrëdhëniet shumpalëshe dhe në ato dypalëshe. Pranimi i Shqipërisë në NATO ishte një akt, i cili u ratifikua nga parlamentet e vendeve anëtare dhe lobimi i Parlamentit shqiptar ishte një dimension shumë i rëndësishëm. Po ashtu, për çështjet me rëndësi në përmirësimin e standarteve të demokracisë dhe sigurisë në vend dhe në rajon, kanë luajtur një rol të rëndësishëm debati, dialogu dhe rezolutat në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe KE. Ajo çka akoma nuk po sjell produktin e duhur është dialogu i komisionit ndërparlamentar të bisedimeve BE-Shqipëri, ku më të shumtën e rasteve debati i brendshëm politik është trajtuar si një pengesë për avancimin e vendit në hapjen e negociatave me BE.

Unë jam pjesë e një brezi që ndryshuan Shqipërinë duke kërkuar një Shqipëri si e gjithë Europa. Ëndërra jonë ishte Europa e popujve, e paqes dhe lirisë. Unë besoj në standartet dhe qasjen e politikave avancuese, por nuk besoj në vendimarrjen e personave të emëruar apo burokratëve që po bëjnë të perëndojë një ëndërr paqeje e bashkëpunimi. Unë besoj në Europën e popujve, por ajo nuk mund të reduktohet në ngjyrën e domateve apo lejimin e yndyrës së qumështit, sepse është një ëndërr e përbashkët paqeje sigurie e progresi. Shqipëria është në zemër të Europës, por nuk mund të jetë lojë e zyrave dhe zyrtarëve të Brukselit.  9

Ne vijmë në Europën e popujve duke sjellë një vlerë të re e të padëgjuar në kohën tonë që është ajo e vëllazërisë mes besimeve dhe respektit për besimin e tjetrit njësoj si për veten. Kur flasim për besimet, sidomos në kohën tonë, ne mendojmë konfliktet e përgjakshme, sa të krijohet përshtypja se bota nuk mund ta zgjidhë këtë ngërç. Por, nëse ka një vlerë që një vend i vogël si Shqiperia dhe shqiptarët kudo që jetojnë mund t’ua tregojnë botës si një zgjidhje, ajo është harmonia fetare, akoma më shumë siç e quajti Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri, “vëllazërinë mes religjioneve, jo thjesht bashkëjetesën midis tyre”. Në atdheun tim ka tre besime të mëdha mysliman, katolik e ortodoks. Të tre respektojnë dhe janë bashkë në ceremonitë zyrtare a në festat e komuniteteve të tjera.

Do sjell për ju dy shembuj të jashtëzakonshëm që vijnë nga dy religjionet e mëdha të vendit tim. Në kohën e perandorisë së Austro-Hungarisë, në veriun e Shqipërisë duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik. Një prej heronjve të historisë së vendit tim, prijës popullor, Bajram Curri, besimtar mysliman, i thotë konsullit austriak: “Ne shqiptarët e komunitetit mysliman i kemi 18 xhami, zgjidhe njërën prej tyre ta bëjmë kishë”.

Gjate masakrës ndër civilë, Ipeshkëvi i Kosovës, imzot Lazër Mjeda i drejtohet se do të alarmonte Europën mbi këtë masakër, komandantit malazez dhe i thotë këto fjalë: “Ja ku i ke, merri katolikët tuaj!” Mirëpo Ipeshkevi Mjeda, i përgjigjet komandantit malazez, se: “Edhe myslimanët janë të tij, sepse të gjithë janë shqiptarë”. Dhe, ne fund, ai detyrohet t’i lirojë të gjithë ata shqiptarë të pafajshëm.

mesila 6Sepse, tek ne bashkëjetesa ka qenë reale siç thotë shkrimtari Ismail Kadare: “Dy vellezër, njëri katolik e tjetri mysliman kanë jetuar në një pullaz.” E dini të nderuar miq çdo të thotë të jetosh në një pullaz?

Të jetuarit nën një kulm të dy vëllezërve, njëra familje besimit katolik dhe tjetra e besimit mysliman, ku bashkëjetesa fetare ka qenë për çdo lakmi, sepse gjatë muajit të Ramazanit, në të cilin dhe ndodhemi, femrat e shtëpisë së besimit katolik, kanë qëndruar pa gjumë gjatë natës për t’ua përgatitur syfyrin, anëtarëve të familjes së besimit mysliman, për t’ua lehtësuar ritet fetare. Në sofrat e iftarit edhe unë vetë jam dëshmitare e bashkëjetesës në të njëjtën tryezë, mes besimeve.

Sot, myslimanët në fshatin Buzbardhë ndërtuan një kishë, bashkëfshatarëve të tyre katolikë, të cilët ishin vetëm 10 përqind. Këtë nuk e bëmë ne, por gjurmët e një historie që të bën krenar.

Papa Francesku e zgjodhi Shqipërinë vendin e parë të vizitës së tij në Europë, me një qëllim të vetëm, për ta promovuar se bashkëjetesa në këtë botë me konflikte është e mundur. U prit nga mijëra e mijëra, ku shumica ishin myslimanë, të cilët në respekt të Shenjtërisë së tij, morrën pjesë dhe në meshë.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka dorezuar asnjë hebre, edhe pse i përkisnin një besimi tjetër. Ja si e përshkruante në raportin e tij ambasadori amerikan, Herman Berstein gjatë periudhës 1930-1933: “Nuk ka asnjë diskriminim ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse ajo Shqipëria është njëra prej atyre vendeve të rralla në Europën e sotme ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët u përkasin tre feve.”

Të gjithë e dimë që Shqipëria është i vetmi vend që nuk dorëzoi asnjë hebre, asnjë hebre nuk është vrarë në territorin e Shqipërisë.

Sot të nderuar pjesëmarrës, Tirana ka objektet e kultit pranë njëra-tjetrës, ku ezani nuk e pengon këmbanën e kishës dhe anasjelltas. Në festat fetare shqiptarët urojnë njëri-tjetrin, kjo jo se kanë një besim të cekët, por se kanë kuptuar që librat e shenjtë erdhën për ta përsosur njerëzimin dhe jo për ta vrarë atë me njëri-tjetrin. Ndaj ishte kënaqësi të merrja pjesë në këtë forum, sepse në këtë botë të trazuar nga konfliktet fetare, do mundja të sillja një copëz paqeje dhe shprese, se në botën ku ne jetojmë, ka mundësi të mbjellim shpresë, duke shkëmbyer dhe promovuar mes njëri-tjetrit historitë dhe eksperiencat e popujve tanë, si ura lidhëse për paqen.

https://www.youtube.com/watch?v=1kkF_osXDyo

Etiketa: Bajram Curribashkejetesa fetareForumi i Crans MontanaHerman BersteinLazer MjedaMesila DodaPapa Françesku

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rikthehet aksioni anti-canabis në Jug

Arrestohen dy persona që kultivonin kanabis sativa në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com