Kryetari i opozitës Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së Ramës duke e ftuar Kryeministrin të reflektojë rekomandimin 88 të Venecias.
Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për të nënvizuar rolin e ndërkombëtarëve në këtë reformë, si proçes nga i cili varet dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas Ramës vija e kuqe që ka të bëjë me ndërhyrjen në proçesin e vetingut është vendosur nga SHBA dhe BE dhe duhet të marrë vulën e BE-së.
Edi Rama: “Përsërisin pa pushim Venecia Venecia ju ka mbetur të marrin një gondol dhe një kapele tipike të Venecias dhe të vazhdojnë të përpiqen të hedhin as më shumë ujë për të hodhuar substancën e reformës. Falë presionit të madh të publikut, pozicionit të qartë dhe të hapur të BE-së u tërhoqën nga thuajse gjithçka por nuk u tërhoqën ende nga kryesorja: mos futja e duarve të partive në procesin e vetingut, radiografimi etiko profesional i çdo prokurori “
Duke sjellur vendimet për vrasjet e 21 janarit, apo dhe të tragjedisë së Gërdecit Rama ngriti një pyetje: Cfarë është ky sistem? Nuk është i kalbur por është pazar i madh ku drejtësia shitet e blihet. Kujt ia tregojnë këta kapjen me 2/3 ne?!
Rama nënvizoi: Duam që vëllazëria në krim mes politikës e gjyqësorit të prishet dhe se vija e kuqe është pozicioni i SHBA, BE dhe partnerëve kryesorë.
Edi Rama: Nuk është diskutim i brendshëm më, mes PS e PD por është debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak. Qëndrimi strategjik është i yni. Duam ta shembim këtë sistem drejtësie. Ky draft e shemb por pa vetingun e pavarur ndërton nëj shtëpi të re ku futen xhagajdurët e vjetër. Këtë nuk e pranojmë dot.
“Nuk mund të bëjmë reformë që tia hedhim BE-së. Reforma duhet të marrë vulën e BE-së dhe nuk e merr vulën duke i çuar në tavolinën e Brukselit të shkruar në SHQUP-isht apo Socialist 88-tën. Nëse ata do ta lexonin 88 siç e lexon SHQUP atëherë s’ka asgjë”
Është momenti i ndarjes së shapit nga sheqeri, i të shkuarës nga e ardhmja që do të thotë kush nuk justifikon dot pasurinë e vet dhe nuk është i justifikuar për vendimarrjet që ka bërë, nuk janë 1, 2, 10, 15, 70, por janë mbi 100 gjykatës që kanë dhënë vendime të tmerrshme, të pajustifikueshme. Por sidoqoftë si mund të pranojmë ne, qoftë dhe një i vetëm nga grupi i gjykatësve që kanë liruar kriminelë dhe përdhunues ta kalojnë testis e radiografisë sepse partia X apo Y ka një opinion pozitiv për ta. Cfarë do bëjmë ne KQZ e vitit 2011?! Do të nxjerrim diagnozën e duhur nga pacienti i gabuar? Ne jemi të vendosur në këtë pikë sepse duam që vëllazëria në krim mes politikës e gjyqësorit prishet
Reforma do shërbejë për afrimin me BE-në. Teorikisht, ne mund të bëjmë një reformë që tradhëton popullin shqiptar, se janë bërë shumë reforma por kanë qenë tradhëti të interesave kombëtare e publike por ne nuk mund të bëjmë dot një reformë dhe tia hedhim BE-së. Nuk ka ardhur BE të thotë që duam të hyjmë në Shqipëri, është Shqipëria që i bie derës e thotë duam të hyjmë në BE. Atëherë për të hyrë në atë derë ka një radiografim të shteteve, ashtu sic duam ta bëjmë ne me gjyqtarët. Atë radiografim nuk e bëjnë partitë atje por një sistem i tërë, këtë duam ne.
Për çfarë na e përsërisin këtë 88, Cfarë rëndësie ka në fund të ditës si e lexoj unë apo Lulëzimi. Në fund fare reforma që po bëjmë duhet me patjetër të marrë vulën e BE-së dhe nuk e merr vulën e BE-së duke i çuar në tavolinën e Brukselit të shkruar në SHQUP-isht apo Socialisht 88-tën. 88 e lexojnë vetë, nuk kanë nevojë për përkthyes as nga SHQUP as nga qeveria. Nëse ata do ta lexonin 88 siç e lexon SHQUP do ishim të gjithë në rregull në fund të fundit kjo nuk është reformë për PS-në. Kjo është reformë ku partitë kanë pasur mundësi të japin kontributin e tyre, koalicioni ynë e ka dhënë, opozita s’e ka dhënë , ose e ka dhënë sipas saj, por në fund të ditës nuk është supë që po e gatuajmë në kazanin e parlamentit tonë dhe më pas do ia japim ta hanë ata që për shumë vite me radhë janë abuzuar, njerëz të zakonshëm me gjithfarë gënjeshtrash. Është reformë që duhet ta miratojë BE. Nuk është më diskutim i brendshëm. Nuk është më debat mes PS-së dhe PD-së më, por debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak
Kreu i PD, Lulzim Basha i bëri edhe njëherë apel kryeministrit Rama që të pranojë plotësisht rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha tha se Rama po përpiqet të bëjë drejtësi me një plan për ta kapur atë.
Basha: Të ftoj të reflektohesh të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati që ti japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht. Të heqësh pengesën e vetme dhe të pranosh plotësisht dhe jo pjesërisht rekomadnimin 88 të Venecias.
Kryeopozitari tha gjithashtu se Rama kërkon që të kontrollojë Vetingun, duke planifikuar miratimin e një reforme në drejtësi të kapur politikisht.
Basha: Zullumi që ka bërë këto 3 vjet është shumë i madh. Rama me zullumin e tij nuk do të flinte i qetë nësë drejtësia do të ishte e pakapur. Ndaj e duan me cdo kusht drejtësinë e kapur. Por një drejtësi të pakapur e duam e kemi dashur. Vendi ynë nuk ka nevojë për provokime të ulëta që tregojnë destabilitet. Vendi ynë nuk ka nevojë për vija të kuqe. Vendi ynë ka nevojë për një dritrare shpresë për ekonominë që po lëngon, për varfërinë, për një klimë të mirë biznesi.
Prandaj PD u investua për një drejtësi të pakapur. I kam thënë qytetarëve se nuk do të kemi një byro të kapur nga Rama dhe Tahiri dhe kjo falë punës tonë. Kështu fituam 38 beteja me regjimin e korruptuar të Ramës.
Detyrën time për moskapjen e drejtësisë e kam bërë edhe pse detyren time si jurist nuk e ndjej të përfunduar ende. Rama nuk heq dorë nga projekti i kapjes politike. Rama kërkon të kontrollojë vetingun me duar që duken ose jo. Pse nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias. Zgjidhjen e ka aty.
Menjëherë pas deklaratës së Bashës, Rama i përgjigjet në Facebook
Rama: Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua.Dhe shume suksese Kombetares sot!