Vendet e rezervuara pa rezervim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendet e rezervuara pa rezervim

16:45 | 15/06/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

“Një shtet qeveriset më mirë nga një njeri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.”

Kjo thënie e Platonit duket sikur është shkruar për drejtësinë shqiptare. Shqipëria e 25 viteve të fundit nuk ka vuajtur për ligje, por për njerëz që t’i zbatojnë këto ligje. Krejt tjetër nga ajo që është shprehur shpesh kryeministri Edi Rama: “Sistemi i korrupton njerëzit jo e kundërta”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E drejta në Shqipëri është një nocion, që asnjëherë nuk e mori kuptimin e saj. Historikisht trajtimi i së drejtës ka qenë vetëm propagandë. Fenomeni është intensifikuar në këto 25 vite të tranzicionit, ku politika e ka pasur vazhdimisht angazhim reformimin e sistemit të drejtësisë, por pa rezultat. Pëgjatë periudhës së tranzicionit, reforma në drejtësi ka qenë pjesë e marrëveshjeve të shumta mes dy palëve në politikë, të majtë dhe të djathtë. Por, asnjëherë nuk është zbatuar një marrëveshje, e cila të ndikojë seriozisht në reformimin e sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës në Shqipëri mbetet ende sfidë që i ngjan legjendës së Rozafës; ç’ka ndërtohet ditën, prishet natën. Sistemi i korruptuar i drejtësisë është një ndër pengesat kryesore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Brukseli është shprehur gjithnjë prerë, se pa reformë në drejtësi nuk mund të ketë anëtarësim të Shqipërisë në këtë union.

Ndërsa politika shqiptare vazhdon e premton reformë të thellë të drejtësisë. Këtë e ka bërë Berisha që në vitin 1992, pas tij Fatos Nano nga viti 1997 deri në vitin 2005 më pas sërish Berisha deri në vitin 2013.

Tani e ka radhën Edi Rama. Ai është në krye të shumicës së majtë dhe reforma në drejtësi është një ndër premtimet e tij më të bujshme. “Reforma në drejtësi” është togfjalëshi më i përdorur prej tij në këto 3 vite qeverisje dhe më tepër e ka përdorur për të justifikuar dështimet e qeverisë së tij, duke iu referuar faktit se drejtësia e korruptuar pengon reformat. E ka përdorur për të justifikuar premtimet që lidhen me zbardhjen e 21 janarit, ngjarjen në të cilën humbën jetën katër qytetarë të pafajshëm. E ka përdorur për të dalë nga të gjithë situatat e sikletshme. Në shumë raste e ka përdorur edhe për të kërcënuar kundërshtarët politike në opozitë por edhe aleatë të tij.

Por, kryeministri Rama, harron se është pjesë e kësaj elite politike, që sot bërtet në kor për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi dhe se kjo elitë është bashkëpërgjegjëse për nivelin në të cilin ndodhet drejtësia. Padyshim që të dyja palët janë implikuar në kriminalizimin e sistemit të drejtësisë dhe në këto kushte asnjëra palë nuk mund të kërcënojë tjetrën.

“Ku do futeni, kur të miratohet reforma në drejtësi?!” Ky është në fakt kërcënimi që kryeministri Rama e përsërit me arrogancë ndaj kundërshtarëve të tij. Por, harron se pikërisht ky sistem drejtësie ka pastruar figurën e politikanëve që sot ai vetë i ka në krah, ndër ta edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Është pikërisht kjo drejtësi, për të cilën Rama pati thënë në vitin 2012, (kur Meta mori pafajësi për videoskandalin e ryshfetit 700 mijë Euro),  “Sot vdiq drejtësia.” Po vetë Rama e bëri aleat Metën dhe po qeveris bashkë me të. Që këtu bie morali i tij për t’i tundur kërcënimin në fytyrë opozitës e kujtdo tjetër.

Rama është pjesë e paktit 25-vjeçar mes politikës dhe sistemit të drejtësisë të korruptuar, produkt i kësaj politike po kaq të korruptuar.

Ditët e fundit duket sikur ka nisur një betejë mes një pjese të politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve. Të krijohet përshtypja se është thyer pakti. Dy frontet e betejës, ai i drejtësisë dhe ai i politikës, kanë qëndruar në një marrëdhënie të imponuar mes tyre, secili brenda hapësirës së vet pa kërcënuar njëri-tjetrin. Brenda gardhit të drejtësisë ka të korruptuar që nuk janë cënuar nga politika ashtu si brenda gardhit të politikës ka të korruptuar që nuk cënohen nga drejtësia. Ky është pakti i deritanishëm midis këtyre dy pushteteve. Kjo varësi e bashkim interesash njëherësh, ka funksionuar më së miri e duket pak e vështirë që pikërisht kjo elitë politike e ky sistem drejtësie, të jenë të interesuar të prishin paktin. Në se kjo ndodh, atëherë mund të pritet rënia e të dy palëve.

Do të duhet të ndodhë shkëputja mes politikës e gjyqësorit dhe kjo ndoshta do të ishte zgjidhja, që Shqipëria të nisë rrugën drejt ndërtimit të shtetit të së drejtës. Ndërkombëtarët këmbëngulin që kjo të ndodhë, duke u investuar fort për miratimin e reformës në drejtësi. Nuk tolerojnë më. Ata kërkojnë reformimin e sistemit të drejtësisë duke e kushtëzuar me pranimin e Shqipërinë në BE. Ka disa muaj që ambasadorët e SHBA-së e BE-së, enden sa te njëri lider te tjetri që t’i bindin për miratimin e reformës në drejtësi. Por deri tani pa rezultat.

Pasi ambasadorët duket se kanë dështuar në përpjekjet e tyre, liderët shqiptarë po kërkojnë rrugë të reja kompromisi mes tyre. Me sa duket në një marrëveshje për mosmarrëveshje, duke tentuar të nxjerrin jashtë loje ndërkombëtarët. Takimi Meta-Basha i zhvilluar dje duket të jetë jo thjesht një takim për “vendet e rezervuara”, e cila pretendohet si kërkesa e panegociueshme e opozitës. Duket si një përpjekje për të ruajtur të pacënuar gardhin, atje ku Basha, Berisha, Meta e Rama me siguri do të gjejnë “vendet e rezervuara”.

Etiketa: ambasadori i SHBAAmbasadorja e BEedi ramaIlir MetaLulzim Bashamarreveshja politikereforma ne drejtesiSali Berishavendet e rezervuara

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Policia, hetim pasuror për gjyqtarin Arjan Aliaj

Policia, hetim pasuror për gjyqtarin Arjan Aliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com