Pasditen e sotme pranë akademisë së arteve është zhvilluar protesta e shoqërisë civile kundër vendimit të qeverisë për “vaksinimin e detyruar”.
Qytetarët kërkojnë që vaksinimi mos bëhet me detyrim, ndërsa kanë sulmuar edhe Komitetin e Ekspertëve të cilët sipas një qytetare situata e pandemisë po përdorin për interesat e tyre ekonomike. Në këtë protestë të quajtur “Gjyqi Nuremberg nr.2”, pjesëmarrësit do të jenë edhe firmëtarët e parë të Kallëzimit Penal për Krime kundër Njerëzimit.
“Vaksinimi i detyruar nuk e konceptoj dot detyrimin nuk jam i sigurt cfarë ka brenda ajo vaksinë. Lexojmë lajmet nëpër botë dhe po e shikojmë çfarë po bëjnë. Komiteti teknik të gjithë anëtarët janë sharlatanë, ata nuk na duan ne dhe punojnë për xhepin e tyre. Unë e kam, kaluar virusin kam imunitet natyral për cfarë ta bëj vaksinën?
“Nëse prindërit nuk ngrenë zërin , fëmijët nuk janë jetim që të parandalojmë këtë, studentët janë duke luftuar për jetën sepse njerëzit po vdesin. Ne nuk besojmë në mjekësi. Njerëzit po ngrihen, secili qytetar duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Fëmijët e kanë vetë imunitetin natyral”, thotë një qytetar tjetër.