Lamashi u kthye prapë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamashi u kthye prapë

19:00 | 08/06/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Chris Brown e ka punën pisk, sepse ka goditur sërish një vajzë gjatë një koncerti në Kanë të Francës. Ai konsiderohet përsëritës në dhunën ndaj grave. Pas historisë me Rihanna, ai ka patur dhe episode të tjera. Më i fundit ndaj një ndjekëse në koncert. E ka goditur me shkelm për ta hequr qafe. E dhunuara e ka paditur në gjyq, por ndërkohë atij po i  bëhet një antifushatë publike kudo në Perëndim, e cila me siguri do i dëmtojë rëndë biznesin, largimin e sponsorëve. Por, kjo ngjarje duket larg shumë me Shqipërinë, ku burrat i zhdëpin gratë në mes të rrugës, kurse gjindja mundohet t’i qetësojë, sepse janë të shqetësuar, meqë gruaja përherë ka faj, sepse kot nuk e gëdëpin. Këtu është ende popullore fjala kineze që thotë: “Rrihe gruan, sepse edhe po nuk e di ti, e di ajo pse rrihet”.

Në Vlorë i quajnë lamashë, sidomos kur uniformën e kanë kanotiere, brekë të shkurtra dhe lepitka me gisht, barkun e kërcyer nga rakija që gëlltisin qysh pa gdhirë dhe veç tek i hedh sytë e ke të vdekur që vjen era përç. Ky është heroi i ditës që mbyt gruan në shkelma, mes qytetit, në sy të dy fëmijëve që ngulçojnë nga të qarat. Skenë që mund ta prodhojë veç një shqiptar, nuk ka film të Bollywood që ta përfshijë. Kam frikë se këtë lloj barbarie e gjejmë vetëm në tokat e pushtuara nga ISIS. Por, ky soj lamashi ka pasardhës, madje të zellshëm si ai vetë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në ish-Bllok, në mes të Tiranës, një pis pisi godet një vajzë adoleshente me grusht drejt e në fytyrë dhe largohet nga vendngjarja si cub. Janë fare të rinj protagonistët e këtij filmimi, janë fare të vegjël, çka do të thotë që druri në Shqipëri ka të ardhme. Zinxhiri duket se tashmë është plotësuar. Pisit baba i ka rrahur nënën, ai do e ketë nisur me motrën dhe tash që i është rritur nderimi për veten dërrmon shoqen, të dashurën.

Halli është se ku e gjejnë këta farë njerëzish guximin ta demonstrojnë, ta shpallin ideologjinë e tyre në mes të rrugës, në mes të qytetit. E gjejnë tek indiferenca e gjindjes, te ata tipat që mundohen të qetësojnë dhunuesin, tek mentaliteti ynë që u hap krahun. “Kot nuk bën burri kështu, do ja ketë sjellë në majë të hundës kurva!” Kjo është ajo që mendojnë ata që e marrin me të mira horrin me shapka e thapë pa prerë.

Kjo histori do të vazhdojë të përsëritet përherë dhe sërish do të jemi para situatave që bëjmë sikur mërzitemi, shkruajmë artikuj apo opinione në rrjete sociale dhe kaq. Tek e fundit e kemi larg vetes, ndaj kemi gjithë mundësinë ta harrojmë. Ajo që hëngri drurin nuk e harron dot dhe i lutet që t’ia mbajnë agresorin brenda. Ndoshta nuk e di që policët nuk sillen më mirë me gratë e tyre, prokurorët a gjykatësit, se përndryshe nuk do kishim kaq shumë jashtë që janë të lirë si qentë pa zinxhirë.

Etiketa: BollywoodChris Browndhuna ndaj graveEnkel DemiISISlamashqentë pa zinxhirëRihanna

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Balla: Rama në referendum i dyti pas kushtetutës

Balla:Berisha dhe Basha nisen për kurbet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com