Basha: “Gogoli i 8 viteve” i duhet një krizë për të mbuluar dështimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: “Gogoli i 8 viteve” i duhet një krizë për të mbuluar dështimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton

10:56 | 07/10/2021
në Kryesore
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga foltorja e parlamentit se Maqedonia e Veriut dhe Kosova e kanë lënë pas Shqipërinë, me paketat ndihmëse për qytetarët. Ai tha se Rama doli për të paralajmëruar krizën për të mbuluar dështimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton.

“Sepse ndërkohë që bizneset mbylleshin, qytetarët humbnin vendet e punës dhe varfëria shtohej në çdo cep të vendit, ky pushtet, që prioritet ka koncesionet dhe PPP-të, dha ndihmën më të ulët ekonomike në gjithë kontinentin. Na lanë pas edhe vende më të vogla, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilat disbursuan disa paketa ndihmëse për të mbrojtur qytetarët e tyre. Madje Republika e Kosovës po na jep një leksion ndjeshmërie në këtë drejtim, sepse jo më larg se një javë më parë ka vendosur të mbështesë financiarisht me 1.500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë të tyre për shkak të COVID-19. Natyrisht kjo shumë nuk kompenson humbjen e njerëzve dashur, por tregon qartësisht diferencën midis një qeverie që mohon jetët e humbura për shkak të pandemisë dhe një tjetër që kërkon t’u gjendet pranë qytetarëve, duke u dhënë mbrapsht taksat që ata derdhin nëpërmjet punës së tyre. Por ju nuk e bëni dot këtë. Nuk e bëni dot sepse për t’i dhënë këto para qytetarëve, duhet t’ia hiqni vetes, apo klientëve tuaj. Dhe në vend që të kërkojë ndjesë për jetët e humbura, për papërgjegjshmërinë, për keqqmenaxhimin, për braktisjen e interesit publik për t’i shërbyer një grushti të vogël njerëzish, të dielën fryhej si gjeli në majë të koncesioneve korruptive.
E ndërkohë që në disa vende europiane, përfaqësuesit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumatorëve, për atë që po ndodhë apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombëtare, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët. Po cila ishte nevoja që ky të dilte si kukudh, në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikonte kataklizmën apo armagedonin, për të përcjell një ngjarje të tregjeve ndërkombëtare që mund ta prek pak ose aspak shqiptarët, të cilët kanë tetë vite që kanë lënë qimet e kokës me karburantin dhe energjinë e shtrenjtuar po nga ky?
Përgjigjja është e thjeshtë, dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i duhet një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura”, deklaroi Basha.

Sipas kreut të PD, prandaj nga manuali i manipulimit të opinionit publik nxori frikën, për të justifikuar ngritjen e çmimeve që do të kenë vetëm një qëllim: mbushjen e gropave që ka hapur, duke ia kaluar barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Jo vetëm në sektorin energjisë, por në gjithë aparatin shtetëror, i cili administrohet me militantët e patronazhistë, për t’iu shërbyer klientëve të qeverisë, jo qytetarëve. Bashkë me ta i keni vendosur vendit një tabelë ku mbishkruhet: Në shitje! Porte, prona private e publike, pasuri natyrore, i keni trajtuar dhe po i trajtoni si plaçkë i një lufte që ju i keni shpallur interesit publik.
Keni nxjerrë borxhin publik jashtë kontrollit. Rritjen e tij nuk e keni përkthyer kurrë në rritje ekonomike për qytetarët”, tha Basha.

Ai akuzoi maxhorancën se me korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike, i keni shkaktuar miliarda euro dëme ekonomike shtetit shqiptar. Të paktë në 7 miliardë euro, sipas KLSH-së.

“Buxheti e keni vendosur në funksion të PPP-ve, një pjesë e mirë e të cilave janë fituar nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale, pronarët fundor të të cilave nuk njihen. Natyrisht sekreti nuk mbahet për të mbrojtur emrin e mirë të zonjave dhe zotërinjve që përfitojnë nga taksat e shqiptarëve, por për të shpërndarë produktin e korrupsionit në fshehtësitë ekzotike, me pushtetarët e korruptuar që i japin ato. Këtë dëshmoi edhe skandali i Pandora Papers, që erdhi si një provë që problemet që ne kemi me sektorin e energjisë, nuk janë pasojë e krizave të importuara, por të babëzisë lokale.
E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhet ndërkombëtare, në të cilat ka jo pak çështje të lidhura me sektorin e energjisë, mund të prodhojnë një dëm ekonomik prej 450 milionë euro për xhepat e shqiptarëve. Një bombë me sahat, e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment.
Dhe në mesin e kësaj stuhie perfekte, të shkaktuar nga kjo pakicë e korruptuar, dhe në pamundësi për të mbajtur premtimet që kreu i saj dha nga kjo foltore përpara shqiptarëve në nisje të këtij mandati, realizmi i të cilave kërkon dyfishimin e buxhetit të shtetit në katër vite, diçka që është përtej fantazive më delirante, i është dukur më e leverdishme të bërtiste ujku-ujku.
Me qëllimin e vetëm për të mos mbajtur përgjegjësi për atë që keni bërë në dëm të këtij vendi dhe për atë që me siguri nuk do të bëni asnjëherë në të mirë të njerëzve të tij.
Mirëpo përtej llogarive politike, përtej propagandës dhe fjalimeve që evokojnë shkëmbin e granitit buzë Adriatikut, ndodhen qytetarët. Me hallet e tyre të vërteta. Me përpjekjet e tyre të përditshme për të çuar bukën në tryezë. Me sakrificat e pathëna për të shkolluar fëmijët. Me kokëdhimbjet e përditshme për të paguar faturat e kripura që mblidhen në fund të çdo muaji. Me pasigurinë që i shoqëron në çdo hap të këtij anormaliteti që prodhon kjo pakicë e korruptuar në jetët e tyre.
Janë edhe pensionistët që orvaten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta. Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korrupsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat. Këtë e konfirmon edhe INSTAT-i që ju drejtoni, dhe që jo pak herë është kapur në gënjeshtër nga EUROSTAT-i. Kur pohon se 97% e familjeve shqiptare nuk plotësojnë dot standardet për ushqim dhe veshje për fëmijët e tyre”, deklaroi kreu i PD.

Etiketa: “Maqedonia e VeriutKosovaKryedemokrati Lulzim BashaKryeministri Edi RamaShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kërkoi fjalën për replikë, Basha i kthehet Nikollës: Merr komanda me butona nga regjisori, respekto procedurën

Kërkoi fjalën për replikë, Basha i kthehet Nikollës: Merr komanda me butona nga regjisori, respekto procedurën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com