Ministri i Jashtëm grek ka gjetur një tjetër rrugë për të shkuar te homologu i tij Bushati, pasi dera kryesore e Ministrisë së Jashtme ishte bllokuar nga protesta e Çamërisë
Ministri i Jashtëm grek ka mbërritur në selinë e Ministrisë së Jashtme shqiptare, ku është pritur nga homologu i tij, Ditmir Bushati. Kotzias ka hyrë nga dera e pasme për shkak se para Ministrisë së Jashtme ishte bllokuar rruga nga protesta e shoqatës “Çamëria”.
Bushati dhe Kotzias janë shfaqur në oborrin e Ministrisë së Jashtme duke shtrënguar duart, ndërsa përballë tyre ishin protestuesit e Çamërisë, të cilët prej rreth dy orësh ishin aty për të protestuar pikërisht ndaj Kotzias, i cili ka deklaruar se Çështja Çame nuk ekzsiton.