Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij

14:25 | 12/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

A besoni ju z. Rama se Open Balkan do të duhej të jetë arsyeja kryesore për t’iu besuar kaq shumë serbëve, në kohën kur këta të fundit Kosovën ende e shohin në dylbitë e kullave ushtarke të vrojtimit. Asgjë pozitive nuk ka ndryshuar në shoqërinë serbe z. Rama, për t’u ndjerë kaq komod me Vuçiqin kur ai llogarit në mbështetjen tuaj për një projekt që, ose është zëvendësim i Procesit të Berlinit, ose është zgjatim i fshehur i një  nisme tjetër Euro-Aziatike, ku Rusia e ka fjalën kryesore

Shkruan Emin Azemi

Raportet e mira ose të këqia me Serbinë, z. Rama, testohen në Kosovë. Nesër mund të mos jetë Vuçiqi kryetar i Serbisë, por në Tiranë duhet të mbetet i pandryshuar percptimi politik e kombëtar se pa tejkalimin e problemeve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë edhe raporte normale Shqipëri-Sërbi.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Gjithsesi Shqipërisë i nevoten marrëdhënie të shkëlqyera me Serbinë dhe gjithë fqinët e saj, por kjo është e mundur vetëm atëherë kur miku i juaj Vuçiqi, z. Rama, dhe aparati i tij shtetëror lirohet nga fantazma mbi “Kosovën djep i Serbisë”. Ju z. Rama keni bërë shumë mirë që nuk keni rënë në grackat qëprodhon kjo fantazmë, duke e shpallur Kosovën pjesë projektit “Shqipëria e Madhe”, sepse ju jeni më i zgjuar se Vuçiqi. Vetëm nuk e kemi të qartë se pse i jepni atij aq shumë peshë në jetën tuaj të çmuar, pasi që ëndrra juaj për një Shqipëri evropiane shkon përtej perdeve mesjetare të Vuçiqit, i cili ende mundohet ta mbaj Kosovën dhunshëm brenda teatrit të tij të abusrdit.

Politika zyrtare e Tiranës kundrejt Serbisë i ka edhe specifikat e saja dhe do të ishte e padrejtë mos ta kuptojmë në parim pozicionin e saj të palakmueshëm për shkak të faktorit Kosovë, por ama, duhet të flaket njëherë e përgjithmonë bindja e gabuar se përmes një Kosove të nënshtruar mund të projektohen politika dinjitoze kundrejt Beogradit. Sepse çdo distancë në mes Tiranës dhe Beogradit kalon nëpër radarët e Kosovës.

Në mendësinë akademike, kishtare e politike serbe, z. Rama,çështja e Kosovës është ende e hapur dhe gjithë ata që tentojnë ta mbyllin atë konsiderohen si armiq të kauzës serbe.

Pra, nëse Kosova qenka një çështje e hapur në mendësinë nacionaliste serbe, atëherë ju ende nuk keni dhënë një përgjigje inteligjente se si do të mundej projekti i juaj  OPEN BALLKAN, ta tejkalojë jazin e thellë brenda shoqërisë serbe sa i përket Kosovës. Ende, ju z. Rama, nuk na keni dhënë një përgjigje inteligjente se si miku juaj Vuçiqi do të arrijë t’i bindë akademikët, priftërinjë, gazetarët, ushtarakët serbë se Kosova tash e tutje do të trajtohet dinjitetshëm në kuadër të projektit tuaj OPEN BALKAN.
A besoni ju z. Rama se OPEN BALKAN do të duhej të jetë arsyeja kryesore për t’iu besuar kaq shumë serbëve, në kohën kur këta të fundit Kosovën ende e shohin në dylbitë e kullave ushtarke të vrojtimit. Asgjë pozitive nuk ka ndryshuar në shoqërinë serbe z. Rama, për t’u ndjerë kaq komod me Vuçiqn kur ai llogarit në mbështetjen tuaj për një projekt që ose është zëvendësim i Procesit të Berlinit, ose është zgjatim i fshehur i një  nisme tjetër Euro-Aziatike, ku Rusia e ka fjalën kryesore.  

Opinioni publik në Kosovë, ku bëj pjesë edhe unë z. Rama, kemi frikë se sinqeritetin tuaj prej politikani mendjehapur mund ta keqpërdorin projektuesit e Balkanit të Hapur, të cilët nuk po bëjnë asgjë pos që po kërkojnë aleat për t’iu bashkangjitur një ideje të vjetër “Ballkani ballkanasve”, që burimin e ka në jehonën e krismave të Sarajevës ku falanga antievropiane serbe vrau Princin Ferdinand të Austrohungarisë.
Si artist, me shije fine dhe me talentin e rrallë të oratorisë së trashëguar nga shkolla e Nolit e Konicës, nuk besojmë se ju z. Rama do të donit idetë tuaja politike t’i shartoni në një projekt që rrënjët i ka qysh në tymnajen serbe të hallakamve ballkanike ku luftërat u nisën jo për më shumë altruizëm njerëzor, por për më shumë burgje për popujt josllavë.

Mirosllav Kërlezha një shkrimtar i shquar kroat asnjëherë nuk e imagjinote Ballkanin si një mejhane ku temjani mesjetar serb do të dominonte frymën e bashkëjetesës midis popujve, prandaj nuk besojmë se ju jeni aq naiv të mos e dini se serbët asnjëherë nuk të ftojnë të merrni pjesë në ndonjë projekt ku nuk do të përllogriteshin në detaje efektet e ftohjes së raporteve Shqipëri-Kosovë.


Ne i njohim më mirë se ju serbët, z. Rama, andaj mos u mundoni të na bindni se sa engjëllor janë ata, për arsye se politika e Vuçiqit e ka mbytyr në palcë frymën solidare të shoqërisë serbe dhe tash neve nuk na mbetet asgjë tjetër pos të ujisim pemët e iluzioneve me ujin e destiluar që vjen nga kanalet e mendimit të pavarur serb, ku dora e Vuçiqit ende nuk po arrin të turbullojë mendjet e ndritura të Latinka Peroviqit, Sonja Biserkos, Natash Kandiq, Çedomir Petroviqit etj. Meqë ra fjala, pse z. Rama nuk po i angazhoni bashkëmendimtarët tuaj në jetën publike të Shqipërisë që t’i ftoni në Tiranë këta opozitarë të mendimit antiVuçiq, sepse vetëm ata dinë ta zbërthejnë djallëzinë politike të Beogradit mbi Kosovën dhe shqiptarët. Kur t’i dëgjoni argumentet e tyre, do të bindeni z. Rama, se ideja e “Ballkanit të hapur” (apo Schengeni ballkanik), siç e tha Sonja Biserko, nuk është e konkretizuar dhe i shërben Aleksandar Vuçiqit si mbulesë, sepse ai me sa duket ndodhet në situatë të pakëndshme.

 

Gjermania, sipas Biserkos, nuk e përkrah idenë e Schengenit ballkanik, sepse është iniciuar pa u konsultuar me Berlinin dhe Brukselin, po ashtu Gjermania e përkrah bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Biserko, gjithashtu tha se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja janë të vetëdijshme se “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, gjë që, sipas saj, në thelb më së shumti i konvenon Serbisë, e cila kësisoj do të rrumbullakonte hapësirën ekonomike.

Pra, Sonja Biserko, z. Rama, nuk i takon ushtrisë digjitale, ashtu siç nuk i takoj edhe unë, prandaj bëhuni më korrekt me kritikuesit tuaj dhe nuk keni nevojë ta imitoni Vuçiqin në betejat e tij absurde me jobashkëmendimtarët  në media dhe në universitete, sepse ju  i keni disa avantazhe intelektuale e qytetare që ju bëjnë të ndryshëm nga Vuçiqi.
Ajo çka ju bën të ndryshëm nga Vuçiqi, z. Rama, është edhe guximi juaj politik e intelektual për t’u shprehur hapur për çështje që ju i konsideroni të drejta, por Kosova dhe ne që kemi një mendim ndryshe nga ju për projektin Ballkani i Hapur, nuk do të donim që  nipat dhe mbesat tona nesër të lexojnë në kujtimet tuaja se si Vuçiqi kishte punuar prapa shpinës suaj për t’iu futur në një projekt që, sipas Sonja Biserkos ishte versioni i ri i “botës serbe”.
Prandaj, z. Rama, ende keni kohë të mos gaboni në arkivimin e kujtesës, sidomos në ato skeda ku mund të futet pahetueshëm krimbi i mossinqeritetit në raport me Kosovën, e cila, megjithatë nuk është një “shtet i largët” prapa Bjeshkëve të Nemura, por njëpeng i ëndrrva tona të përbashkëta që mbetën nën hijen e proceseve eurointegruese, ku Kosova edhe me ndihmën tuajmund t’i tejkalojë më lehtë sfidat e këtij procesi, duke filluar qënga liberalizimi i lëvizjeve pa viza e deri te faza finale e anëtarësimit në BE.

Albin Kurtin mund ta përjetoni edhe si kundërshtar të ideve e projekteve, z. Rama, por Kosova tejkalon kornizat e ngushta tëmanovrave politike që ju politikanët nganjeherë dini t’i luani. Shqipëria dhe Kosova kanë kaluar nëpër një process shumë tëgjatë të ngjizjes së ideve përbashkuese, andaj na duket absurd z. Rama që ju dhe Albin Kurti të mos gjeni forcën e duhur morale e politike për të bërë atë që e pret çdo shqiptar i sinqertë: qëprojektet dhe nismat rajonale të mos lancohen në publik para se të bëhet një kuvendim brenda kombëtar i politikanëve shqiptarë. Si do t’iu tingëllonte në vesh dhe në zemër z. Rama, nëse nesërndonjë politikan nga Prishtina, pa iu konsultuar juve fare, merrpjesë, në ndonjë  nismë rajonale, bie fjala,  të Detit Jon, ku pjesëtë caktuara të Jugut të Shqipërisë të do të integroheshin në atënismë dhe ju të informoheshit për të përmes televizorit. Çka do të thoshit, si do të silleshit dhe me çfarë disponimi shpirtëror do ta ndiqnit në media z. Rama përqafimin e një udhëheqësi tëKosovës me ndonjë politikan të rëndësishëm të Greqisë. A do t’imerrnit si të mirëqena pikëpamjet e udhëheqit nga Kosova, i cilikrtikuesit e një nisme të tillë rajonale-joniane do t’i kualifikontesi “ushtria digjitale e kinse patriotëve matanë kufirit” , ose “luli” i kinse patriotizmit digjital”.

Debati mbi çështjet tona të përbashkëta nuk përfundon këtu z. Rama, por do të duhej të mbyllet një sherr që ne pa hetueshëm po bëhemi pre e tij, duke i bërë edhe një argatë pa pagesë Vuçiqit, i cili që tani po e përgatit strategjinë e vjetër sllave për përçarjen e shqiptarëve, që do të fillojë me disa konflikte sporadike të serbëve dhe kosovarëve në verën e ardhshme përgjatë brigjeve shqiptare të Adriatiukut dhe do të përfundojëme blerjen  masovike të pronave bregdetare, ku nuk do të kursehen as paratë ruse.

Për të mos ardhur deri te kjo, atëherë z. Rama, hiqni dorë nga projekti Open Balkan.

Etiketa: bashkëmendimtarëtedi ramaEmin AZEMIKosovaNjë përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tijOpen BallkanSerbiashqipria

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama, në dashuri me serbët, qytetari: Kush shkon në koncertin e Bregoviç është tradhtar (film)

Rama, në dashuri me serbët, qytetari: Kush shkon në koncertin e Bregoviç është tradhtar (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com