PD reagon për incidentin me gazetarin te ‘Varri i Bamit’, Vokshi: Dhuna policore reflekton sjelljen e kryeministrit. Dënojmë sjelljen brutale të përsëritur të forcave të policisë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD reagon për incidentin me gazetarin te ‘Varri i Bamit’, Vokshi: Dhuna policore reflekton sjelljen e kryeministrit. Dënojmë sjelljen brutale të përsëritur të forcave të policisë!

20:37 | 27/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit me gazetarin e News24. Deputetja e zgjedhur e PD Albana Vokshi tha në një deklaratë nga selia e PD se pamjet që shpërndau News24 janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës. Sipas saj, sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Gazetari i Televizionit News 24, Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte më krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që shpërndau News24 janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

Një trafikant i dyshuar droge sfidon një grup me policë në mes të ditës. Ai i ikën policisë, siç duket qartë nga pamjet e News24. Dhe ky është nga ato rastet, kur deshtimin e vet policia e mbulon me dhunë ndaj gazetsrëve.

Ergys Gjonçaj po raportonte, po kryente detyrën, po filmonte edhe me celular, ndërsa policët sillen si bandat. I marrin celularin me te cilin po filmon dhe po raporton, e teajtojnë dhunshëm, pa treguar respekt për informimin e publikut. Pra, kemi një në gazetar të shtrirë përtokë nga policia, si të ishte më vendet më regjim zyrtar autokratik, jo në një vend që synon të anëtarësohet në NATO.

Kjo pamje është pasqyra e vërtetë e qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës. Lë kriminelët të largohen dhe dhunojnë gazetarët, që janë në vijën e parë për të raportuar dhe, në shumë raste, për të ndihmuar Policinë e Shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë sjellje brutale të përsëritur të forcave të policisë me gazetarët. As Ergys Gjençaj dhe asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë nga shteti, nga pushteti, nga politikanët! Megjithë problemet e mëdha të medias, gazetarët duhet të jenë të paprekshëm në kryerjen e detyrës!

Asnjë justifikim i policisë nuk e përligj dot dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të News24, ndërsa ishte në krye të detyrës. Për shumë qytetarë është e qartë se sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

Është ai që sulmon i pari, që i intimidon dhe i shantazhon gazetarët. Veprimet e tjera të policëve të papërgjegjshëm apo arrogantë janë pasojë e gjuhës dhe veprimeve të dhunshme të kryeministrit.

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve u theksua si një shqetësim kryesor i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Raporti që konfirmoi masakrën zgjedhore të 25 prillit me blerjen e votës dhe përdorimin e shtetit, vë në dukje se gazetarët janë censuruar dhe janë gjendur përballë presionit dhe korrupsionit.

Dhuna ndaj gazetarëve, njësoj si blerja e votës, nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor! Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, sepse ne vlerësojmë se zëri i tyre duhet të shkojë sa më i vërtetë tek qytetarët!

Etiketa: Albana VokshidhunëgazetariPD

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Përmbysje e çmendur/ Teuta kualifikohet në raundin e tretë në Conference League (film)

Përmbysje e çmendur/ Teuta kualifikohet në raundin e tretë në Conference League (film)

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com