Kosova mbetet tejet e suksesshme në Lojërat Olimpike, kjo edhe falë sportit të xhudos. Pas Majlinda Kelmendit që në vitin 2016 i dha shtetit më të ri të Europës medaljen e parë të artë olimpike në Rio, tashmë suksesi përsëritet nga Distria Krasniqi.
Xhudistja e talentuar ka fituar medalje e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale rivalen nga Mongolia dhe u kualifikua në finalen e madhe.
Në finale, Distria u përballë me japonezen Funa Tonaki, të cilën arriti ta mposht, duke siguaruar medaljen e dytë të artë për Kosovën.