Përfundon takimi në Bruksel, asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfundon takimi në Bruksel, asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi

20:46 | 07/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga BE-ja, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur.

Në përfundim të bisedimeve, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të kaluara në kuadër të dialogut.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre.

Read more

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –

“Ne kemi parashtruar ato vërejtje për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur obligimet e saj”, tha Bislimi.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh udhëheqës i delegacionit serb, tha se pala e Prishtinës asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim tutje. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij”, tha Petkoviq.

Ai pretendoi se pala serbe ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre.

I dërguari i posaçëm i BE-së për çështjen e dialogut, Mirosllav Lajçak, i quajti përmbajtësore diskutimet. Ai fillimisht kishte zhvilluar takime të veçanta me të dyja delegacionet – të martën me të Kosovës dhe të mërkurën me të Serbisë – ndërsa më pas është mbajtur takimi tre-palësh mes tij dhe zyrtarëve nga të dyja delegacionet.

“Diskutimet të gjerë për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 qershor.

Më herët ishte thënë se delegacionet do të përgatisin edhe mbajtjen e takimit të ardhshëm mes dy liderëve, i paraparë për në fund të muajit korrik, por zëvëndëskryeministri Bislimi tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë javës së ardhshme në formën online.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, si dialog për çështje teknike, për të evoluuar më pas në dialog të nivelit politik.

Palët nuk po arrijnë pajtim në pothuajse asgjë.

Derisa Kosova ia përmend Serbisë disa ngecje në zbatimin e një sërë marrëveshjeve, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a ka ajo ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së Asociacionit, të cilën do ta parashtrojë në dialog me Serbinë, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian. Por, nuk ka pranuar përgjigje.

Të hënën, më 5 korrik, Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për Rtv 21, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë. Ai ka theksuar që “ekzistojnë mekanizma përmes të cilave Kosova mund të zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet”.

Arsim Bajrami, profesor i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “pala kosovare, paraprakisht do të duhej që derisa të vendoset në tavolinë çështja e Asociacionit, t’i kryejë detyrimet në raport me Asociacionin. Ta rishikojë statutin, ta harmonizojë sipas gjetjeve të Gjykatës Kushtetutese, ta dekretojë dhe me atë version të rishikuar, të shkojë në bisedimet finale”.

Më herët, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Kosovës dhe Serbisë i duhet një marrëveshje përfundimtare dhe jo vazhdim i dialogut në formatin e Bashkimit Evropian.

“Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bëhet sikurse Qipro. Unë e kam parë se çfarë ka ndodhur me dialogun në Qipro. Është humbje kohe, ata po zhvillojnë dialog qe 50 vjet. Juve ju duhet një marrëveshje përfundimtare. Ju duhet një ujdi gjithëpërfshirëse, sepse në Qipro kanë provuar kështu, me disa masa të ndërtimit të besimit, por gjithmonë kanë pasur mosmarrëveshje”, ka thënë ai.

Etiketa: BEBrukseldialogKosovaSerbia

Të Lidhura

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

nga 27
09:09 | 01/02/2026
0

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës n Korç. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas...

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

nga 27
08:47 | 01/02/2026
0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

nga 27
08:29 | 01/02/2026
0

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë...

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –

nga 27
08:15 | 01/02/2026
0

Këtë të diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Para
Anglia në gjysmëfinale të EURO 2020, triumfon pa mëshirë me Ukrainën (film)

Anglia siguron finalen e madhe ndaj Italisë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

09:09 | 01/02/2026
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

08:47 | 01/02/2026
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

08:29 | 01/02/2026
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –

08:15 | 01/02/2026
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

23:17 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –
  • Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –
  • Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –
  • Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira –
  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –
  • Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com