Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, u takua sot në selinë e PD-së me kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha. Takimi vjen një ditë pasis Lu u takua me ish-kryeministrin Berisha. Takimet e ambasadorit amerikan janë në funsksion të konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.
Komisioni i reformës në Drejtësi, ishte parashikuar të mblidhej sot. Por me sa duket mbledhja është shtyrë pasi opozita ka shpallur bojkot për dhjetë ditë, punimeve të kuvendit duke u solidarizuar me ish-kryeministrin Berisha, të cilin Byrja e përjashtoi po kaq ditë nga Kuvendi.