Projektet e frikshme të Rilindjes, që nuk u prezantuan kurrë në 3D – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektet e frikshme të Rilindjes, që nuk u prezantuan kurrë në 3D

11:36 | 24/02/2021
në Kryesore
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Nga Avni Nezaj
Po mbushen 8 vjet qeverisje të Edi Ramës me të gjithë pushtetet e mundshme nën kontroll, dhe në tetë vjet qeverisje nuk ka një projekt strategjik kombëtar ligjor që të ngelet në mendje. Një projekt që të japë shpresë së mund të prodhojë diçka, ose të paktën të shtojë paksa të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Dhe në këtë konstatim arrin farë thjesht dhe nuk ka hiç nevojë për një shikim të sforcuar në bilancin katastrofik Rilindas.

Por disa projekteve ekstraligjore e që nuk janë prezantuar asnjëherë në 3D ai dhe qeveria e tij u kanë thënë jetë, i kanë konkretizuar pa shumë sforco dhe të përkrahura hera – herës edhe nga ndonjë ndërkombëtar që vjen me çantë në Shqipëri e ikën me thes.

Një nga këto projekte kombëtare i detajuar dhe zbatuar nga ushtarët e rilindjes ishte mbjellja e kanabisit dhe kriminalizimi në masë i popullsisë. U arrit deri aty sa ata fshatarë apo “banditë” që nuk kultivonin drogë nën orientimet e partisë të dukeshin si “trapa”, si të padenjë për të qenë “shqiptarë”, si të paditur dhe anti-kombëtarë.

Projekti tjetër që i dha ndërkombëtarizim Rilindjes është edhe bashkëpunimi koherent me mafien me të rrezikshme në botë, duke e çuar vendin në breg të humnerës, ekonomike, sociale por edhe duke rrezikuar seriozisht sovranitetin kombëtar. Përgjimet e fundit të antimafias vetëm sa e konfirmojnë këtë bashkëpunim.

Një tjetër iniciativë e rilindjes që të mbetet në mendje pas vëzhgimit të projekteve aspak 3D, është edhe kriminalizimi i jetës politike, shoqërore dhe publike në Shqipëri. U arrit deri atje sa trafikantët e drogës, vrasës, përdhunues, hajdutë të ishin të plotësuar edhe politikisht, si deputetë, nëpunës të lartë në administratë, apo si kryetar bashkish. Edhe ky projekt është një sjellje kriminale dhe shumë i rrezikshëm, që i dha një goditje fatale integrimit të Shqipërisë.

Një projekt tjetër edhe ky aspak 3D, por real, me harta në tavolinë është ai lojës së pistë me kufijtë kombëtarë shqiptarë. Nuk mund të harrohet sponsorizimi deri individual i kreut të qeverisë Rama për copëtimin e territoreve të Kosovës. Me inicimin e tij dhe të serbit Vuçiç dhe me prezencën, duke tundur kokën edhe të Hashim Thaçit, rilindja desh i dha një goditje të tmerrshme ëndrrës shqiptare për të mbrojtur trojet etnike.

Aspak në 3D është edhe projekti, fund e krye një antikombëtarizëm i gjallë, për kufirin detar me Greqinë. Me një propagandë që as pularitë e Shijakut nuk e hanë më për grurë, Edi Rama u rrek, e u mundua të denonconte paraardhësit e tij në qeverisje dhe shkoi aq larg sa me të dyja duart fali detin e Shqipërisë tek fqinji jugor. Luajti me kartën e faktit të kryer ashtu si edhe grekët, por me një ndryshim se ata kishin në të njëjtën linjë edhe Ramën në lojën e tyre të pistë.

Projektet e Rilindjes nuk kanë fund, Sidomos projektet në 3D, që vetëm në 3D ngelën, e vetëm në 3D do vazhdojnë të ruhen. I hap Ai. Sa herë që ka fushatë ndërton aeroporte 3D, stacione skish 3D, rrugë 3D, fshatra turistike 3D, spitale 3D, çerdhe e shkolla 3D, vaksinë 3D. Gati i ka të gjithë eskortën e tij me tabela, kompjutera, televizorë plazma, çarçafë për të krijuar ambiancë, dhe fillon shfaqje e radhës.

Por prapë këto nuk ishin të frikshme sa ato të pa publikuara. Sepse ishin 3D dhe publike. Shumica mashtrime.

Projektet që nuk u prezantuan kurrë në 3D kanë sjellë Shqipërinë në prag katastrofe dhe e kanë hedhur në pusin e zi të mosintegrimit. Dhe shumica nuk janë aspak mashtrime.

Projekti i tmerrshëm i shpopullimit të vendit. Nuk ishte dhe nuk është aspak 3D por një realitet i gjallë, i jetuar dhe projektuar me mirësjellje “alla shoqatash” dhe i realizuar me vetëdije ngë Rilindja. U lanë të gjithë pa punë, pa investime, pa ndihma dhe nuk kishin rrugë tjetër veçse me çanta në shpina dhe në emigracion. Aq shumë shqiptarë ikën e kërkuan azil në BE ne kohën e “Rilindjes” sa vunë në rrezik edhe liberalizimin e vizave. Kaluam edhe vendet në të cilat bëhej luftë.

Rilindja e ka mbajtur fjalën për ato premtime që nuk i ka bërë kurrë. Dhe ka mashtruar e vazhdon të mashtrojë për ato premtime që i ka bërë me 2013, 2017 e i përsërit sërish sot.

Vjedhja e votës, blerja masive me para dhe kërcënimi i votuesve nga bandat dhe eksponentët qeveritarë është nje tjetër 3D i papublikuar. Një thikë pas shpinë për demokracinë dhe zhvillimin.

Premtimet mashtruese në 3D janë ato që i mbajnë veshët hapur qytetarit që të mos reagojë. Një propagandë e pastër. Ndërsa ato që nuk janë reklamuar kurrë në 3D, e vjedhin dhe e nënshtrojnë.

Prandaj është larg 25 Prilli.

Etiketa: 8 vjet qeverisje të Edi Ramësavni nezajBEHashim ThacikosoveRilindja

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Basha prezanton Programin e PD për Energjinë: Shqipëria, qendër për furnizimin e mbarë Ballkanit

Basha prezanton Programin e PD për Energjinë: Shqipëria, qendër për furnizimin e mbarë Ballkanit

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com