“Mbreti-lakuriq” përballë PDIU-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbreti-lakuriq” përballë PDIU-së

17:37 | 08/02/2021
në Kryesore
0

Nga Alket Veliu

“Nacional-socialisti” Rama, nga Saranda, i ka kujtuar komunitetit çam se ka qenë PS që ka mbrojtur interesat kombëtare, duke sulmuar fort kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, me shpresë se çamët do ta ndjekin nga pas.

Sigurisht që për zotërinë në fjalë “mbrojtje e interesave kombëtare” do të thotë bindje dhe përunjësi e verbër ndaj Athinës, tradhti ndaj Çështjes Çame, heqje e saj nga programi i qeverisë dhe i partisë, heqje e emrit “Çamëri” nga tekstet shkollorë dhe ndryshimi i toponimeve. Kështu është shpërblyer vota që i dhanë dikur çamët, kur dërdëlliste si nacionalist i thekur se “Akropoli i lashtë nuk do të qëndronte në këmbë pa shqiptarët” dhe përbetohej si mbrojtës i flaktë dhe besnik i Çështjes Çame. (Edhe parrulla që hodhi dikur Hitleri për SS ishte: “Nderi im e ka emrin besnikëri”( Meine Ehre heist Treue).

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Por, njerëz të tillë nuk mund të mbajnë mbi shpinë kauza kaq fisnike. Si duket kanë frikë se mund t’i bëjë gungaçë. Ata e kanë më lehtë t’i lëpijnë duar e këmbë Greqisë, me shpresë se mos mbeten dhe ca kohë në pushtet. Dhe këtë tashmë e dinë mirë jo vetëm çamët, por gjithë shqiptarët.

Dikur PDIU ishte e domosdoshme për Ramën, megjithatë atij s’i shqitej nga mendja ideja për ta zhdukur nga skena politike dhe për t’i nxjerrë përpjekjet për Çështjen Çame nga rrjedha e saj, duke intensifikuar luftën në të gjitha frontet. Ky racizëm individualist dhe abstrakt i pëlqeu padyshim edhe Athinës zyrtare, e cila gjeti rastin të avanconte me grabitjen e detit dhe çështjen e varrezave të ushtarëve pushtues grekë.

Në fjalën e tij në Sarandë Rama, në ekstazë, ka thënë se marrëdhëniet me Athinën zyrtare janë sot në nivel shumë të lartë, edhe pse nga ana tjetër deklaroi se qëndrimi i Tiranës ndaj Athinës ka qenë i prerë dhe “nuk ka ulur pantallonat” si qeveritarët e dikurshëm. Kjo është e kuptueshme, pasi kryeministri ynë i (ç)nderuar nuk ka fare pantallona, ai është “mbreti-lakuriq”, që i ka dhënë me koncension edhe të poshtmet, bashkë me Çështjen Kombëtare.

Hapja e një fronti të ri politik kundër forcave kombëtare progresiste, ku në krye të cilave është PDIU, është shprehja më e qartë e politikës së dëshpërimit. Gjatë dërdëllitjeve në Sarandë Rama doli nga lëkura e vet, ashtu si gjarpëri pasi ka gëlltitur vezët nëpër pullaze.

Sondazhet i thonë se PDIU mbetet një forcë me peshë të ndjeshme elektorale në 5 qarqe, sidomos në Qarkun Vlorë- Sarandë nga ku Rama intesifikoi sulmin e vetë ndaj kësaj force.

Më në fund ai ka filluar të ndërgjegjësohet për forcën elektorale të kësaj partie, me një pasaportë të vërtetë atdhetarie e humanizmi, mbrojtëse e të vërtetave reale përfaqësuar denjësisht nga Shpëtim Idrizi. Dhe pikërisht e vërteta e së vërtetës i djeg Ramë mavrisë.

Etiketa: “Mbreti-lakuriq” përballë PDIU-sëAlket VeliuÇeshtja çameedi ramanacional-socialistPDIUShpetim Idrizi

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Identifikohet pacienti që hodh nga lartësia tek Infektivi! Ishte shtruar një ditë më parë (emri)

Tre ditë rresht mbi 1 mijë raste të reja, Ministria nxjerr shifrat e sotme: Ka ulje të lehtë të infektimeve, 12 qytetarë humbin jetën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com