Vaksina anti-Covid në rajon, Shqipëria pas Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina anti-Covid në rajon, Shqipëria pas Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

13:48 | 12/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Shqipëria
Shqipëria aktualisht sipas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ka siguruar 500 mijë vaksina anti-covid. Ndërkohë nga skema Covax, për vendin tonë janë parashikuar vetëm 1 milion vaksina, pra në total 1.5 milion.
Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, ai zbuloi edhe prapaskenat e sigurimit të 500 mijë dozave të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania Pfizer.
Sipas tij këto vaksina u siguruan, para kohe, falë marrëdhënieve bilaterale të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po mbërrijnë në Shqipëri me ndërmjetësinë e një shteti të Bashkimit Europian, jo Greqisë, të cilit nuk ja tha emrin pasi e konsideroi “sekret shtetëror”. Por ditën e sotme u mësua se ato kanë ardhur nga Gjermania dhe ende nuk dihet nëse ky transport është bërë në mënyrë zyrtare mes dy shteteve, apo privatisht.
Rama u kujdes që t`ja faturoj vetvetes gjithë meritën për këtë operacion, por nuk harroi nga ana tjetër që të sulmoj edhe BE-në dhe skemën Covax për vendet e rajonit, të cilën e quajti, “drejtim i paditur”.
Me 500 mijë vaksinat Pfizer, Shqipëria mund të vaksinojë vetëm 250 mijë persona, ndërkohë që ekspertë thonë se kërkohen në muajt në vijim të paktën 2 milion të tilla, për të kaluar fazën e rrezikut. Kurse me ato të COVAX, vetëm 500 mijë persona
Rama deklaroi gjithashtu, se po negocion edhe me 4 vende të tjera për të siguruar më shumë vaksina, por nuk dha asnjë detaj të sigurt se kur do të arrihet kjo gjë.

Kosova
Kosova një vend shumë më i vogël se Shqipëria sipas REL, ka siguruar deri më tani 1 milion e 855 mijë vaksina. Këto ndahen 555 mijë nga Pfizer, 700 mijë COVX dhe për 600 mijë të tjera është duke mbyllur marrëveshjen me Australinë.
Kosova iu bashkua skemës së BE me vaksinën COVAX që në muajin Dhjetor 2020. Ishte ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj që njoftoi në Facebook se 360,000 doza do të sigurohen falas. Gjithashtu ai deklaroi se vendi ka në plan të sigurojë edhe një total prej 1.2 milion dozash përmes kanaleve të ndryshme. Vaksinimi pritet që të nis për mjekët në fund të këtij muaji, por në mënyrë më masive, ai do të kryhet gjatë muajve mars dhe prill.

Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut, një vend me pak më shumë se dy milionë banorë, gjithashtu njësoj si Kosova pret që të marrë më shumë vaksina se Shqipëria, në total 1 milion e 633 mijë doza. Nga këto 800,000 nga kompania Pfizer dhe 863 mijë përmes iniciativës COVAX. Qeveria e këtij vendi, tashmë ka caktuar fondin e parë prej 6.7 milion euro për të paguar vaksinat në fjalë.
Shkupi gjithashtu është në negociata intesive për të siguruar 800,000 doza të tjera direkt nga prodhuesit, duke përfshirë Pfizer dhe AstraZeneca.

Mali i Zi

Deri më tani Mali i Zi po mbështetet vetëm te COVAX, të cilit iu bashkua që më 9 tetor 2020. Podgorica ra dakord që të paguante 646,000 euro për 248,800 doza, ose një sasi e mjaftueshme kjo, për 20 për qind të popullsisë si fillim.

Serbia
Sipas deklaratave të presidentit Aleksandër Vuçiç, Serbia, deri më tani, ka siguruar 2 milion e 140 mijë doza vaksinash. Përmes COVAX, ka siguruar 1 milion e 800 mijë, kurse nga Pfizer 340 mijë. Covax nisi një dërgesë të parë prej 10,000 që u injektuan që në muajin Dhjetor. Mësohet se 340,000 doza do të shpërndahen në tremujorin e parët të vitit 2021, 500,000 në tremujorin e dytë dhe të tretë dhe 450,000 në tremujorin e fundit të vitit e kështu në vazhdim.
Nga ana tjetër Beogradi, nuk e ka fshehur se po negocionte gjithashtu edhe me Rusinë si dhe me Kinën, për të siguruar vaksinat e tyre.

Bosnjë/Hecegovina
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, qeveria ka konfirmuar se do të marrë 1 milion e 321 mijë e dyqin doza vaksinash, nga të cilat prej COVAX 1,223,000 dhe 89,200 si ndihma nga BE.
Kjo shifër do të mbulojë mbi 20 për qind të popullsisë, duke marrë parasysh që nevojiten dy doza vaksine.
Por ashtu si Serbia, Republika Srpska me shumicë serbe në BH, një nga dy entitetet në Bosnjë, po bën gjithashtu oferta për vaksinën Sputnik të prodhuar nga Rusia.

Image

 

Etiketa: “Maqedonia e VeriutKosovaMali i ZiSerbiaShqiperia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Arrestohet në Kosovë burri i ish-ministres Besa Shahini

Arrestohet në Kosovë burri i ish-ministres Besa Shahini

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com