Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugorë, Lezhë-Milot.
Nga të dhënat e para, dyshohet se personi i cili më pas ndërroi jetë u përplas nga një furgon me pasagjerë. Aksidenti horror, ndodhi pranë kryqëzimit të Ishull Lezhës.
Policia gjendet në vendngjarje, ndërkohë që ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të mjetit.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkaq, ka nisur puna për të zbuluar edhe shkaqet e aksidentit.