Ditën e djeshme janë raportuar 2 raste të reja me Covid në Berat.
Një prej të infektuarave është një mjeke e spitalit të Beratit.
Mjekja e spitalit të Beratit, mësohet se është pjesë në repartin e Alergologjisë.
Sipas kolegëve mjekja kishte 5 ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të Covid.
Pasi ajo doli pozitive, u janë marrë tamponët kolegëve dhe familjarëve.