Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, tha sot në parlament se Edi Rama po përgatitet ta bëjë Koço Kokëdhimën, Ministër Turizmi. Paloka tha se Rama po kërkon të ndjekë të njëjtën rrugë siç bëri me ministrin Beqaj, të cilit në mandatine shkuar Kushtetuesja i hoqi mandatin. Për këtë arsye, PD ka paraqitur sot një amandament për ligjne dekriminalizimit i cili ndalon emërimet në detyra të tjera të deputetëve që iu hiqet mandate për shkak të këtij ligji.
” Gjykata ia hoqi mandatin Ilir Beqajt, por çfarë ndodhi? Nga i dënuar nga gjykata u kthye ministër në qeverinë e Ramës. Është kthyer në lubin e kësaj qeverie, sepse i tillë është. Ashtu është mësuar të grabsië fonde publike. E njëjta gjë po përgatitet me Koçon. Po pregatetit ta sjellë Koçon ministër të Turzimit. Ky është problemi që ne i marrim vesh gjerat para jush”, tha Paloka.