Dy vatra të reja zjarri janë konstatuar sot në pyjet e Lezhës, konkretisht në fshatrat Zimaj dhe Kashnjet.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.
Punonjësit e Shërbimit Pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit malor.