Vazhdon rritje e shifrave të personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë konfirmuar 9 viktima dhe 176 raste të reja me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 286, ndërsa ka patur edhe 6082 persona të infektuar.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë në Shkup, ndërsa një numër i madh i personave të prekur janë edhe në Tetovë, Strugë dhe Ohër.