Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me situatën e Covid në të cilën ndodhet vendi pas rritjes së rasteve të reja.
Pipero ka bërë me dije se koha e ekspozimit ndaj ambienteve të infektuara nga Covid është i rëndësishëm, sepse sa më shumë të qëndrosh në këto ambiente aq më rëndë sëmuresh.
“Ky virus, ndryshe nga të tjerët, varet shumë rëndesa e sëmundjes, nga koha e ekspozimit ndaj virusit. Sa më shumë të ekspozohesh në një ambient të infektuar aq më rëndë sëmuresh. Koha e ekspozimit ndaj virusit është shumë e rëndësishme, mosha është shumë e rëndësishme, të sëmurët kronikë janë shumë të rëndësishëm. Mund t’ju them që kjo pandemi na ka dhënë mësime që do të mbeten në histori”, tha mjeku.