Ambasadori amerikan i shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE-së Romana Vllahutin, pritet të marin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të tri partive politike, PS, PD dhe LSI-së
Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, përsëriti sot mesazhin drejtuar politikës që të miratojnë sa më shpejt reformën në drejtësi. I pranishëm në një aktivitet për të drejtat e njeriut Donald Lu u shpreh: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me vëmendje procesin pë reformën në drejtësi”. Duke iu referuar respektimit të të drejtave të njeriut, Lu pranoi se ‘Nuk është e lehtë që të punosh për të drejtat e njeriut”.
Ambasadori amerikan I shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE-së Romana Vllahutin, pritet të marin pjesë në mbledhjete grupeve parlamentare të tri partive politike, PS, PD dhe LSI-së. Në këto takime do të sikutohet për miratimine reformës në drejtësi.