Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, policia e shtetit ka arrestuar edhe disa artistë, mes tyre dhe aktorin Neritan Liçaj, i cili është shoqëruar në komisariat nga policia e Tiranës .
“Çfarë po bëni more, çfarë po bëni? Kam 25 vite aty” dëgjohen fjalët e Liçaj, teksa policët e fusin në furgon për ta çuar në komisariat.
Siç e shikoni Liçaj është nxjerrë me lot në sy dhe me pranga në duar nga Teatri Kombëtar.