“Grumbullimet fetare” apo lapsus-i i pavend i Ministrisë së Shëndetësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Grumbullimet fetare” apo lapsus-i i pavend i Ministrisë së Shëndetësisë

16:52 | 07/05/2020
në Opinion
0

Nga Dom Gjergj Meta

Koha që po kalojmë të gjithë bashkë, mbart në vetvete shumë ndërlikime, stres, paqartësi, por edhe shumë humanitet, solidaritet, përkujdesje e shërbim.

Në këtë situatë të gjithë po përpiqemi të bëjmë diçka të mirë e të bashkëpunojmë sa të jetë e mundur, si individë dhe si institucione, në mënyrë që të dalim faqebardhë nga kjo pandemi. Secili prej nesh mbart peshën e përgjegjësisë e po mundohemi të jemi në lartësinë e duhur përballë kësaj përgjegjësie. Këto kohë kam pasur rastin personalisht, për një sëre rrethanash, të shikoj angazhimin serioz dhe njerëzor të institucioneve dhe të shumë njerëzve që punojnë aty, megjithëse nuk duken shumë në media. Për këtë meritojnë gjithë përgëzimin tonë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Çka më tërhoqi vëmendjen dje paradite ishte një poster informativ që mbante firmën e tre institucioneve të rëndësishme, OBSH, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Pyetjes se çfarë do të thotë distancim social ky poster i përgjigjejme dy ilustrime. Së pari, që me distancim social nënkuptohet mbajtja e minimum një metër distancë nga njëri-tjetri. Së dyti, duheshin shmangur vendet e populluara, të tilla si grumbullimet fetare.

Më bëri përshtypje se si pikërisht të djelën në mëngjes, një poster zyrtar, merr si të vetmin shembull për t’u shmangur grumbullimin fetar. Dua të besoj se ka qenë një lapsus, edhe pse këto të fundit nuk janë asnjëherë “të pafajshëm”, së paku sipas psikoanalizës. Është e çuditshme kjo zgjedhje fjale, apo tipologjie grumbullimi, ndërkohë që mund të ishin marrë edhe shembuj të tjerë. Përveç faktit që fjala “grumbullim” në konceptin religjioz (së paku atë katolik) është një term jo i përshtatshëm, pasi grumbullimi ka të bëjë me masa amorfe, apo me gjëra lëndore, më shumë se sa me njerëz, ky përdorim më krijoi njëndjesi të pakëndshme, ndërsa e lexoja.

Çdolloj grumbullimi mund të jetë burim prekjeje dhe ngjitjeje virusi, e çdolloj vendi, edhe fasoneritë, edhe autobusat që i transportojnë, edhe baret apo restorantet që do të hapen shpejt. Por përpiluesit e këtij posteri kanë zgjedhur pikërisht grumbullimet fetare. A ka një arsye që është zgjedhur pikërisht kjo tipologji? A ka sinjale se përbën rrezik më të madh se sa grumbullimet e tjera?

Duke ndjekur logjikën e postimit në facebook të faqes së Ministrisë sëShëndetësisë duket se kjo lloj shmangje do të ndodhë, derisa të gjendet vaksina. Çfarë mesazhi kërkohet të përcillet në këtë rast? Dhe kujt i drejtohet? Në fakt, po t’u hedhësh një sy komenteve në këtë postim nuk e gjen një koment që të jetë dakord me përmbajtjen e posterit e sidomos me përdorimin e togfjalëshit “grumbullim fetar”, madje ka edhe shumë zemërim në pothuajse totalitetin e komenteve.

Duhet thënë se, ndryshe nga shumë vende të tjera, në Shqipëri, komunitetet fetare kanë qenë të parat (dhe me nismë të tyre) që kanë pezulluar veprimtaritë fetare, për të bashkëpunuar në të mirën e ruajtjes së shëndetit të njerëzve.

Në shumë raste krerët fetarë kanë dhënë mesazhe shumë pozitive për këtë situatë si për shembull për respektimin e rregullave, apo duke u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, duke mbajtur të gjallë dritën e shpresës, përkundrejt një retorike shpesh të dhunshme dhe frikësuese institucionale të pësuar nga njerëzit, në një kontekst, ku tashmë kishte mjaft ngarkesë për shkak të pandemisë.

Nuk mendoj se ka patur ndonjë gjë më pozitive se sa komunitetet fetare, të cilat kanë mbështetur pa kushte njerëzit e po ashtu kanë inkurajuar ata që punojnë me të sëmurët, mjekët dhe infermierët, nga pikëpamja morale e shpirtërore.

Komuniteti Bektashi dhe ai Ortodoks kanë dhënë edhe ndihma materiale për policinë e shtetit. Shpesh, për shkak të vendimeve që kemi marrë, na është dashur të përballemi edhe me besimtarët tanë që kërkonin me çdo kusht rifillimin e veprimtarive fetare, por kemi bërë thirrje për durim dhe në çdo komunikim tonin me besimtarët kemi kërkuar zbatimin e rregullave të vendosura nga shteti e kemi vepruar në bazë të atyre rregullave. Kemi vlerësuar punën e mjekëve dhe të punonjësve të rendit në çdo moment. Po ashtu, institucionet dhe vendet e kultit janë dizinfektuar si kudo tjetër.

Sigurisht, kemi bërë vetëm detyrën e nuk meritojmë asnjë falenderim, pasi jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur.

Prandaj, unë shpresoj që ky lapsus të jetë i rastësishëm e të ketë mundësi dhe kohë që të korrigjohet, pasi kemi bërë aq sa kemi mundur për mirë, për të mos merituar një stigmë të tillë në një poster institucional.

Etiketa: “Grumbullimet fetare” apo lapsus-i i pavend i Ministrisë së Shëndetësisëdom Gjergj MetaGrumbullimet fetareInstituti i Shëndetit PublikKomunitetet fetarelapsusministria e shendetesiseOBSH

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Koronavirusi/ Shënohen 5100 raste dhe 132 viktima në Spanjë

Franca bën zbulimin tronditës për rastin e parë me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com