Opozita: Qeveria pati prioritet gjobitjen dhe jo testimin, 750 mijë qytetarë jashtë ndihmës financiare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita: Qeveria pati prioritet gjobitjen dhe jo testimin, 750 mijë qytetarë jashtë ndihmës financiare

16:45 | 23/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas mbledhjes së sotme në PD, koalicioni opozitar ka dalë me konkluzione në 6 javët e situatës së COVID-19 në Shqipëri duke konstatuar se qeveria ka dështuar.

Opozita thotë se lufta e qeverisë ka qenë me COVID-19 dhe jo me qytetarët por në vend të testimeve ka vendosur të gjobisë.

Po ashtu koalicioni opozitar në deklaratë thekson se janë lënë jashtë ndihmës financiare 750 mijë qytetarë por Rama punon për një grusht njerëzish klientë dhe i jep nga më shumë se 100 milionë euro për koncesione korruptive.

Read more

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Në këto ditë të vështira për çdo shqiptar dhe në kushtet e një krizë të paprecedentë shëndetësore dhe ekonomike, shteti duhet të jetë pa asnjë vonesë dhe asnjë mëdyshje në krah dhe në funksion të shëndetit dhe të mirëqënies së njerëzve kudo ku ata ndodhen.

Me shqetësimin më të madh për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për ne është e papranueshme që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria:

1. Ka bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë.
2.Ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

3. Nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për përballimin e krizës, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon.

Koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi.

Të gjitha faktet tregojnë se qeveria po improvizon dhe se nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza. Regjimi i facebook-it ka suprimuar çdo vendimarrje përmes institucioneve.

Gjatë 6 javëve, qeveria kërkoi sakrifica vetëm nga qytetarët, por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për vete.

Lufta e qeverisë duhet të jetë me virusin dhe pasojat e tij dhe jo me qytetarët. Por deri më sot prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja e qytetarëve dhe jo testimi, kufizimi kaotik i lëvizjes dhe jo transparenca, kërcënimi me burg dhe jo bashkëpunimi, braktisja e njerëzve në nevojë dhe jo ndihma për ta.

6 javë pas nisjes së emergjencës, numri zyrtar i të infektuarve të sotëm mbetet i lartë si në ditët e para të pandemisë. Qeveria refuzoi mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me risk të lartë infektimi dhe i ktheu ato në vatra përhapje, siç vërtetojnë rastet në Krujë, Kurbin, Kamëz dhe Shkodër.

Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milonë euro për disa koncesione korruptive.

Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve.

Koalicioni opozitar kërkon transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për përballimin e krizës dhe kërkon hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike. I bëjmë thirrje qeverisë të bëjë publike kontratat e klasifikuara sekret, dhe i kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike gjatë emergjencës. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë sesi po shpenzohen paratë e taksave të tyre për të cilat kanë aq nevojë sot.

Etiketa: COVID-19edi ramaKoalicioni opozitaropozitaPDShqiperi

Të Lidhura

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

nga 27
21:51 | 26/02/2026
0

Pas shkarkimit të Belinda Balluku nga posti i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, vendi i saj në qeverinë...

Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

nga 27
21:17 | 26/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar...

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –

nga 27
20:51 | 26/02/2026
0

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, është finalizuar...

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –

nga 27
20:39 | 26/02/2026
0

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri. Burime nga mbledhja i thanë se kryeministri Edi Rama...

Para
“Jemi përballë një situate kritike”/ Rama thirrje të rinjve: Shmangni lokalet e natës, të kufizojmë kontaktet me të moshuarit

“La pa ndihmë 750 mijë qytetarë”, Rama: Po t’i mbledhësh siç numëron PD, bëhen 2 milionë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

21:51 | 26/02/2026
Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

21:17 | 26/02/2026
Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –

20:51 | 26/02/2026
“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –

20:39 | 26/02/2026
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:13 | 26/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –
  • Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –
  • Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –
  • “Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj –
  • Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
  • Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –
  • Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com