Salianji denoncon Ramën: Oligarkët afër Ramës heqin punonjësit nga puna me marrëveshje, që të paguhen nga buxheti i shtetit (dokument) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji denoncon Ramën: Oligarkët afër Ramës heqin punonjësit nga puna me marrëveshje, që të paguhen nga buxheti i shtetit (dokument)

19:54 | 14/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ervin Salianji ka denoncuar qeverinë Rama, duke publikuar në facebook disa dokumenta që tregojnë “sajesat” e biznesmenëve afër qeverisë, në lidhje me heqjen me marrëveshje të punonjësve nga puna, që të përfshihen në planin ekonomik të ndihmave, e të mos i paguajnë nga xhepi.

Ish-deputeti i PD-së thotë se këta biznesmenë, i kanë detyruar punonjësit e tyre të firmosnin një kontratë mes tyre dhe punëdhënësve për pezullimin e marredhenieve te punës, me qëllim që pastaj punëtorët të marrin pagë nga qeveria.

Pra me paratë e buxhetit të shtetit po paguhen vetëm punonjësit e larguar nga oligarkët.

Postimi i Salianjit

Paketa e ndihmës ndaj oligarkëve dhe bizneseve të lidhura me Rilindjen.

Paketa e propozuar nga Rama për ndihmën ekonomike të punonjësve në sektorin privat është skemë e propozuar, implementuar dhe imponuar nga oligarkët dhe bizneset afër qeverisë.

Është një skemë perverse ku i merr paratë bizneseve të ndershme dhe ndihmon oligarkët. Ku barrën shteti e merr për bizneset jo të pamundura por për bizneset që kanë hedhur në rrugë punonjësit sipas një skeme tashmë te qartë perfitimi!

Gjatë këtij muaji kam pasur pafund denoncime nga punonjës të sektorit privat në inbox, ku kërkonin mendim nëse duhej të firmosnin një kontratë mes tyre dhe punëdhënësve për pezullimin e marrëdhënieve të punës, pezullimi nuk është i përcaktuar në Kodin e Punës dhe kompanitë nuk mund ti largojnë në mënyrë të njëanshme punonjësit.

Kontrata që kanë firmosur mijëra punonjës është nje kontratë Tip që është shpërndarë nga drejtoria e punës për bizneset e mëdha militante të Rilindjes, pa diskutim dhe nga bizneset oligarke që e kanë propozuar si skemë. Kjo kontatë është e depozituar sot në institucionet shtetërore!

Skema skandaloze është e qartë; Rama del dhe kërcenon në publik me dhjetëra herë bizneset që heqin punëtorët e tyre nga listpagesat nderkohë që per oligarkët dhe bizneset afër Rilindjes propozon dhe ju dërgon këtë kontratë tip!

Pasi oligarket firmosin për pezullimin e punetorëve të tyre nga puna; Rama propozon ndihmë për këta punonjës duke paguar me paratë e buxhetit të shtetit vetëm punonjesit e larguar nga oligarket!
“Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 66 mijë punonjës të larguar, pezulluar nga biznesi i madh”- tha Rama…. pezullimi është nje term i shpikur, ku e gjeti Rama?!

Bizneset e ndershme që i kanë mbajtur në punë do detyrohen ti paguajnë nga xhepi i tyre ose nuk do i paguajnë më sepse kjo skemë nxit mospagesen apo largimin nga puna si të vetmen mënyrë për të përfituar nga qeveria!

Ndërkohë nga 974.386 të punësuar në sektorin privat në Shqiperi ndihma do shkojë vetëm tek punonjësit që janë larguar sipas një skeme të përgatitur nga oligarkët, punonjësit e bizneseve të tjera ose do dalin në rrugë ose do paguhen me kredi nga kompanitë sipas skemës së propozuar nga Rama!

Në një pjesë të kompanive oligarkike punonjësit janë në punë ndërkohë por kontraten e propozuar e kanë firmosur që të përfitojnë nga paketa që i kanë imponuar qeverisë!

Rama nuk po punon për shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve por për pushtetin personal dhe pasurimin e okigarkëve!

Me këtë skemë bizneset e mëdha që funksionojnë ligjërisht dhe me konkurrencë të ndershme rriskojnë të falimentojnë jo vetëm nga mungesa e tregut dhe situata por dhe nga konkurrenca e pandershme.

Kjo skemë qartazi tenton të shpëtojë sipas një skeme të përcaktuar më parë oligarkët duke falimentuar bizneset e tjera duke i hapur rrugë zgjerimit të mëtejshëm të aktivitetit të peshkaqenëve afër qeverisë!

Kjo është skemë kriminale që duhet hetuar imtësisht, skema favorizon të fortët, të paligjshmit. Paratë e më të dobtit që ka frikë ligjin dhe që respekton ligjin merren dhe dërgohen tek i forti që heq nga puna në mënyrë te paligjshme punonjësit e tij.

Dokumentat janë tip dhe janë lehtesisht te gjendshme në drejtorinë e punës apo tatimeve. Emailet e kompanive dërguar punonjësve janë lehtësisht të aksesueshme, kompanitë që do përfitojnë janë lehtësisht të gjendshme.

Bie erë e rëndë korrupsioni dhe pashpirtësie në një situatë ku shumë familje vështirësisht ushqehen një herë në ditë!

në foto ??

kontrata tip
2-Nr i të punësuarve në Republiken e Shqipërisë
3- Email tip që qarkullon në punëtorët e bizneseve
4-Përkufizimi i kontratës së punës në Kodin e punës

Etiketa: denoncimErvin SalianjiIsh-deputeti i PD-sëKryeministri Edi RamaoligarkëtQeveria

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aktori i humorit reagon i revoltuar ndaj Ramës: Asnjë s’ka për të marrë kokërr leku, janë pallavra të gjitha

Aktori i humorit reagon i revoltuar ndaj Ramës: Asnjë s’ka për të marrë kokërr leku, janë pallavra të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com